Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Këshilla të vogla rreth ushqimit

• Ushqimi i lloj-llojshëm dhe me vlerë të plotë.

• Ushqimi i begatshëm me vitamina dhe minerale.

• Sheqeri dhe yndyra në sasi sa më të vogla.

• Baraspeshë e mirë e komponenteve ushqimore.

• Marrje e mjaftueshme e lëngjeve.

• Shmangie nga cigaret dhe alkooli.

• Shujtat të merren në distanca të njëjta kohore.

• Shmangie nga periudhat e gjata të urisë gjatë ditës.

• Shujta e bollshme e mëngjesit.

• Larja e mirë e pemëve dhe e perimeve.

• Shmangie nga konsumimi i vezëve dhe mishit të gjallë.

• Ushqimi të mos ringrohet.

Shtatzënësia dhe uji

Uji është pjesë përbërëse e të gjitha organeve dhe është i nevojshëm për jetë. Ai është me rëndësi të jashtëzakonshme pasi gjatë kohës së shtatzënësisë pengon lindjen e parakohshme, lëkurën e bën të lëmuar dhe elastike dhe zvogëlon simptomat si kapsi dhe ënjtja. Sasitë plotësuese të ujit e pastrojnë organizmin nga helmet dhe veprojnë pozitivisht në funksionin e veshkave.

Shtatzënësia dhe oreksi

Pasi në shtatzënësi oreksi është i përforcuar (për shkak të tajitjes së rritur të insulinës) uria duhet zbutur, andaj ushqimi ditor duhet domosdo të përbëhet nga më shumë racione të vogla.

Shtatzënësia dhe të ushqyerit me kalori të ulëta

Shtatzënësia nuk është koha për reduktimin e ushqimit. Kërkimet kanë treguar se ushqimi me kalori të ulëta shkakton krijimin e ketoneve, që janë produkt i shpërbërjes së yndyrës nga rezervat e trupit të nënës. Këto bashkëdyzime mund të shkaktojnë dëmtime mentale tek fëmijët në gji. Zbulohen në gjakun e urinën e shtatzënës.

Shtatzënësia dhe mundimet e mëngjesit

Mundimet e mëngjesit lajmërohen te gati 70% të shtatzënave, edhe atë në shtatzëninë e hershme. Me qëllim të zbutjes së simptomave rekomandohet marrja e shpeshtë të shujtave të vogla të pemëve të freskëta, perimeve të ziera, drithërave (orizit), krekerit, bademeve, qumështit dhe prodhimeve të qumështit si dhe shumë lëngje (lëngu i freskët nga portokalli). Veprim dobiprurës dhe qetësues në organizëm ka edhe lëngu i karotës si dhe çaji nga maraja. Maraja është bimë aromatike dhe është njëra nga bimët më të vjetra të njohura shëruese. Ka veprim qetësues dhe antiseptik. Është dobiprurës për sistemin e tretjes dhe ka shije të mirë. Nuk përmban kafeinë që është më rëndësi të veçantë gjatë shtatzënësisë.

Shtatzënësia e kafeina

Kafeina pengon thithjen e hekurit, kurse veprimi i tij diuretik është i padëshirueshëm për shkak se uji është tepër i çmueshëm në trupin e shtatzënës. Kafeina është përbërëse e kafesë, çajit, kakaos, çokollatës, Coca-Colës, pijeve energjetike dhe shpesh shkakton nervozën, mundimin dhe pagjumësinë. Përveç kësaj është rast i shpeshtë që nënat të cilat konsumojnë sasi më të mëdha të kafeinës lindin fëmijë me masë më të ulët trupore, andaj nuk preferohet pirja e më shumë se një filxhani kafeje apo dy filxhanëve të çajit në ditë.

Shtatzënia dhe kapsllëku

Duhet evituar gjithsesi ushqimin e yndyrshëm dhe të fërguar i cili kërkon kohë të gjatë për tretje. Kapsllëku është po ashtu njëri nga përcjellësit e padëshirueshëm të shtatzënësisë dhe shkaktar kryesor është ndërrimi hormonal, ngase progesteroni me veprimin e tij zbut muskujt. Andaj rekomandohet përdorimi i pemëve të freskët dhe të thara, perimeve dhe tërë ushqimit që përmban shumë fibra (fije) bimore, shumë lëngje (rreth 2,5 litra në ditë). Lëngu nga kumbullat po ashtu ndihmon tretjen. Shëtitja e përditshme është e domosdoshme.

Shtatzënësia e aktiviteti fizik

Në gjysmën e parë të shtatzënësisë nuk duhet evituar aktivitetet sportive, por, prapëseprapë të jeni të matur. Shtatzënësia nuk është koha e duhur për aktivitet të shtuar fizik por preferohet shëtitja e përditshme dhe ushtrimet e lehta fizike. Janë të ndaluara disa aktivitete sportive si zhytja, parashutizmi apo ngritja e peshave.

Alkooli dhe shtatzënësia

Nëse alkooli konsumohet një kohë të gjatë apo në sasi të tepërt në shtatzënësi mund të shkaktojë të ashtuquajturin sindromë fetal alkoolik: fëmija lind me peshë të zvogëluar, me pamje karakteristike të fytyrës dhe retardimin mental. Përveç kësaj alkooli pengon thithjen e shumë vitaminave të rëndësishme dhe mineraleve. Por prapëseprapë, pirja kohë pas kohe e sasisë së vogël të alkoolit nuk vepron në mënyrë të dëmshme në fëmijën. Nëse u përmbaheni këtyre këshillave keni bërë një hap përpara për jetë të mëtutjeshme. Jeni në rrugë të mbarë drejt krijimit të shprehive të mira të të ushqyerit. Natyrisht se nuk mund të pritet që gjatë shtatzënësisë nuk do të hani asgjë të ëmbël apo të merrni ushqim të shpejtë (fast-food). Ndonjëherë edhe mund t’ia lejoni vetes që të merrni diçka “jo të shëndoshë”, por kini kujdes të mos e teproni./hipp-kosovo.com/ 03/2012

 

Arbenita

/komuniteti