Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kafeja ne shtatzani

Kafeja nuk ka asnjë ndikim në kapacitetin riprodhues të femrës, ndaj ajo mund të pihet në çfarëdolloj momenti, edhe në shtatzëni, mjafton që të mos teprohet.

Studiuesit e “The Lancet e American Journal of Epidemiology”, kanë analizuar ndikimin e kafesë në aftësitë riprodhuese, ku thuhet se pirja e një filxhani kafe në ditë nuk ndikon aspak në zhvillimin e bebit.

Studimi në fjalë u zhvillua mbi 2000 gra shtatzënë, ku gjatë gjithë shtatzënisë u pyetën për sjelljet ushqimore dhe veçanërisht nëse pinin kafe dhe sa herë e pinin.

U vu re se ato femra të cilat pinin kafe rregullisht gjatë shtatzënisë nuk kishin asnjë problem me fëmijën që mbanin në bark, madje u vu re se për nga ecuria e shtatzënisë ishin njëlloj me ato femra që nuk e pinin kafenë.

Më tej gjatë studimit u theksua se deri në 3 kafe në ditë mund të lejohen për femrën edhe gjatë ushqyerjes me gji, pasi sipas studiuesve thuhet se edhe nëse kafeina kalon në qumështin e gjirit, sasia është aq minimale sa që nuk i shkakton asnjë efekt zhvillimit të fëmijës. 01/2014

/komuniteti