Ndarja e ngjarjeve pozitive me anëtarët e familjes është mënyrë e mirë që raportet familjare të bëhen edhe më të forta.
Për familjet që janë të zëna pjesën më të madhe të ditës është shumë e rëndësishme që të bëjnë përpjekje që të kalojnë kohë së bashku. Në mënyrë të veçantë kjo duhet të bëhet çdo ditë e posaçërisht duhet të bëhet nëse duam që tek fëmijet të shtohet ndjenja e përkatësisë dhe e dashurisë.
Mbledhja për darkë është një mënyrë e thjeshtë për të kaluar kohë cilësore së bashku, dhe këtë prindërit duhet ta bëjnë pasi t’i kenë larguar brengat dhe emocinet negative që mund t’i kenë pasur gjatë ditës, në mënyrë që komunikimi me fëmijet të jetë i mirë dhe t’u bëjnë me dije se ata e vlerësojnë praninë e tyre pas një ditë të lodhshme pune.
Ndarja e ngjarjeve pozitive me anëtarët e familjes është mënyrë e mirë që raportet familjare të bëhen edhe më të forta. Apo nëse ndonjëri nga ata mund të ketë probleme në shkollë apo punë, këshillat që mund të merren nga secili ndihmojnë për zgjidhjen e problemit sa më mirë.
Kjo e bën kohën e kalimit me familje kohë cilësore, duke promovuar një vend të sigurt për të gjithë anëtarët, për të shprehur shqetësimet dhe duke ua bërë me dije se janë brenda një rrethi mbështetës. Kjo kohë që familja kalon së bashku ngërthen në vete ndihmën për forcimin e lidhjeve familjare dhe për të ndërtuar ndjenjën se shtëpia është vend i sigurt, e mbushur plot me besim dhe respekt. 05/2013


