Zakonisht, kolla shoqëron ftohjen ose pezmatimin e fytit apo të kanaleve të mushkrive. Shkaku i saj mund të jetë edhe alergjik.
Për kollën ka disa ilaçe, prej të cilave përmendim:
Lëngun e kamomilit, i cili është shumë i dobishëm për rastet me kollë.
Nga Ilaçet më të mira për kollën alergjike është lëngu i përfituar nga gjethja e frutit Gujava, e cila përmban lëndë antialergjike dhe antimalcim.
Mjalti i bardhë me lëngun e rrepkës është gjithashtu i dobishëm për kurimin e kollës.
Për kollën e thatë përdoret lëngu i përfituar nga bima (Borage officinalis), duke marrë një lugë nga lulet e bimës dhe e shton në një gotë me ujë të vluar, pastaj e lë të mbuluar për 15 min, e filtron dhe e pi, tre herë në ditë.
Vaji susam-it përdoret për kollën veçanërisht tek fëmijët, duke lyer me të gjoksin dhe shpinën. Do të ishte mirë edhe pirja e gjysëm luge të vogël prej tij në darkë para gjumit, sepse kjo shpejton sherimin nga kolla, lehtëson nxjerrjen e gëlbazës së formuar në rrugët e frymëmarrjes dhe normalizon frymëmarrjen. 05/2012

