Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Komunikimi me fëmijët tuaj

Është e rëndësishme të flisni me fëmijët tuaj dhe t\'i dëgjoni ata. Kjo i bën më të matur dhe e forcon lidhjen tënde me ata.

Nuk duhet të flisni vetëm kur keni për t’i kritikuar apo kur ju thuani të bëjnë diçka. Komunikimi i mirë me fëmijët ka të bëjë me inkurajimin e tyre për të biseduar me ju dhe duke i dëgjuar i mësoni si t’i shprehin ndjenjat e tyre.

Disa këshilla gjatë komunikimit me fëmijët:

- Disa fëmijë kanë nevojë për më shumë inkurajim për të folur, kështu që duhet të jeni të durueshhëm

- Dëgjojeni fëmijën tënd me kujdes, Profeti Muhamed a.s. kur fliste me ndokënd e dëgjonte me kujdes, edhe nëse ishte në armiqësi me të apo kur nuk pajtohej me të. Por edhe kur iu drejtohej shokëve të tij, ata e dëgjonin me vëmendje çdo gjë që ai thoshte

- Përgjigju në mënyrë të ndjeshme të gjitha llojeve të emocioneve, qofshin ato emocione të zemërimit, të frikës, etj

- Mundohu ta lexosh gjuhën e trupit të fëmijës tënd, jo vetëm atë çka ai thotë.

- Mundohu që mos ta ndërpresësh kur ai thotë diqka në mënyrë të gabuar, lëre ta përfundojë atë çka dëshiron të thotë e më pas ndërhyjë

- Shmangiu kritikave. Nëse jeni i zemëruar se fëmija juaj ka vepruar në mënyrë të gabuar, mundohu t’i tregosh atij në mënyrë të qetë, se përse nuk dëshiron që të veprojë në mënyrë të njëjtë përsëri

- Binde fëmijën tënd se po e dëgjon duke treguar interes në atë çka thotë ai.

Në marrëdhëniet me fëmijët, një prind besimtar dhe i mirë duhet të demonstrojë ndershmëri, mirësi, durim, vetëpërmbajtje dhe besueshmëri. 05/2013

Dita Rrustemi

/komuniteti