Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Konceptimi: mashkull apo femër?

Për të arritur mundësinë e të lindurit djalë

- Shmangni marrëdhëniet seksuale për 3-4 ditë para datës së llogaritur të ovulacionit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Mos harroni se konceptimi për të bërë një djalë duhet të ndodhë vetëm një herë gjatë ovulacionit, në ditët e ardhshme këshillohet të përdorni prezervativ

- Mos harroni që gruaja duhet të arrijë orgazmën më parë se burri

- Puthjet që zgjasin sa më shumë të jetë e mundur, kontribuojnë në maksimum në misionin e spermës

- Burri duhet të pijë një filxhan kafe ose një gotë me limonadë të gazuar me kafeinë dy orë përpara krijimit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Pas marrëdhënies seksuale, gruaja duhet të qëndrojë e shtrirë për të paktën 20 minuta

- Përpiquni të shmangni përdorimin e lubrifikantëve artificialë.

Për të arritur mundësinë e të lindurit vajzë

Në këtë rast duhet një sasi më e lartë e spermatozoideve X. Llogaritni kohën e ovulacionit (për ta lehtësuar llogaritjen mbështetemi në ditën e 14 të ciklit të ovulacionit). Nga fakti se jetëgjatësia e spermatozoideve X është më e gjatë, është e nevojshme që konceptimi për një fëmijë të kryhet tri ditë para ovulacionit. Kjo do të thotë se kryesisht mbijetojnë spermatozoidet X dhe ata kanë mundësinë që pas tri ditësh të fekondojnë vezën.

- Këshillohet që marrëdhëniet seksuale të kryhen nga dita 5 deri në ditën e 8 të ciklit. Në këtë rast, sasia e spermës X do të jetë dominuese

- Në ditën e 9, 10 dhe 11 raportet duhet ndodhin një herë në ditë, duke ndjekur këshillat në vazhdim

- Mbani mend që pozicioni më i mirë në këtë rast është “Ai lart” (misioneri);

- Puthjet dhe eksitimi duhet të jenë në minimum

- Gjatë seksit mos përdorni lubrifikant sintetikë

- Mos kryeni marrëdhënie seksuale në ditën e 12, 13, 14 dhe të paktën dy ditë pas ovulacionit, ndryshe përdorni gjithmonë prezervativ.

Pak përpara lindjes së tij, fëmija pyet Perëndinë:

- Thonë se shpejt do të shoh botën. Si do t’ia dal të jetoj atje? Jam kaq i vogël dhe i pambrojtur!

Perëndia përgjigjet:

-Unë do të jap një engjëll që do të presë dhe do të kujdeset për ty.

Fëmija pasi reflektoi për pak, tha:

-Këtu në qiell unë mund të këndoj dhe të qesh, kjo për mua është e mjaftueshme për të qenë i lumtur…

Perëndia përgjigjet:

-Engjëlli yt do të këndojë dhe do të buzëqeshë, ti do të ndiesh dashurinë e tij dhe do të jesh edhe më i lumtur. Engjëlli yt do të mbrojë, madje duke rrezikuar edhe jetën e vet.

- Oh, Zot, si quhet engjëlli im? – pyeti fëmija.

- Emri i tij ka rëndësi. Ti do ta thërrasësh mami… 06/2014

Rajana...... Thesari Im

/komuniteti