Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Krahët e nënës

Gruaja e re erdhi së bashku me foshnjën e saj në çerdhen më moderne të qytetit dhe iu drejtua burrit, i cili nga shkrimi i zbukuruar mbi tavolinë, nënkuptohej që ishte drejtor.

Dëshiroj ta sjell këtu fëmijën tim, - tha ajo, - sepse kam dëgjuar se këtu qenka kujdesi më shkencor. - Të vërtetën paske dëgjuar, - tha duke u mburrur drejtori. - Çdo gjë e jona ashtu është. Gruaja e re ndjeu lumturi nga këto që dëgjoi. 

Shkenca është me të vërtetë diçka e bukur! - tha dhe duke parë fëmijën, shtoi, - inshallah e bën të urtë këtë trazovaçe! Drejtori i hodhi një sy fëmijës që lëvizte pa pushim në krahët e nënës dhe e pyeti: - Vajzë është, apo jo? Është rreth moshës 1.5-2 vjeç apo jo? - Po, po, - u përgjigj gruaja. - Ashtu është. Këto ditë kërkon edhe më tepër kujdes nga unë. Jam një njeri aktiv i shoqërisë, por këto kohët e fundit mbeta gjithë ditën në shtëpi.

Drejtori nxori ca shkresa për t’u firmosur dhe tha: - Marrëveshjen e firmosim vetëm për disa muaj. Në këtë mënyrë bëhet punë shkencore. Pagesa bëhet përnjëherësh dhe e plotë, njëkohësisht duhet të plotësoni kushtet që shkruhen këtu.

Gruaja e re lexoi me kujdes letrën që i zgjati drejtori dhe u hodh e habitur: - Nuk ka rëndësi paraja për mua, ju paguaj menjëherë, por nuk e kuptova këtë rreshtin e fundit. - Hëë! Po, ajo pikë është shumë e rëndësishme, - tha drejtori duke parë marrëveshjen. - Kërkojmë një rrobën tuaj, kjo mund të jetë një triko, apo një pulovër e juaja. - Një pulovër? - tha gruaja e çuditur. - Po kjo ç’duhet?! - Një rezultat i kërkimeve shkencore, zonjë! - tha burri me seriozitet. - Me të e mbulojmë foshnjën kur fle, sepse i ngjan asaj me krahët e nënës… 11/2011

Dita Rrustemi
Dita Rrustemi (15 vite më parë)
flm e dashur e bej me shum qejf se nenen shume kam dasht dhe e dua mirpo tash qe jam be nene e di shum e ma shum rendesin e pakrahsuar me asgje pershendetje nenave ne bote ju duaaaaaaaaaaa fort
Valjeta (15 vite më parë)
Shume, shume me pelqeu kjo, asgje ne bote nuk e zavendeson nenen. Dita te pergezoj per keto shkrime te bukura.

/komuniteti