Prindërit duhet ta marrin seriozisht dhimbjen e kokës së fëmijës sepse një shqetësim i tillë mund të jetë shenjë e tumorit të kokës.
Specialistët pohojnë se dhimbjet e kokës të shfaqura gjatë periudhës së fëmijërisë, veçanërisht mes moshës 3 - 12-vjeçare, mund të shoqërohen me të vjella në mëngjes dhe çrregullime në shikim. Përhapja e teknologjisë edhe më shumë në jetën tone, ndotja e ambientit, lëndët kimike, marrja e radiacionit gjatë shtatzënisë e të tjera shkaqe mund të ndikojnë në deformimin gjenetik të fëmijëve. Këto zhvillime rrisin dhe rrezikun e tumorit të trurit. Tumore të tilla shfaqen zakonisht në 4-5 persona në 1000, dhe shenjat e para shfaqen që në moshën 3 - 12-vjeçare.
Prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm ta marrin seriozisht dhimbjen e kokës së fëmijës, sepse ky shqetësim mund të jetë shenjë e tumorit të trurit. Qelizat e trupit rriten e zhvillohen dhe në të njëjtën kohë rigjenerohen. Në rast të daljes jashtë kontrolli të rritjes dhe zhvillimit të tyre, qelizat vazhdojnë të rriten pa limit. Këto tumore mund të jenë të mirë ose të këqinj. Shkaqet e shfaqjes së tumorit të trurit janë radiacioni i marrë gjatë shtatzënisë, çrregullimet gjenetike, disa viruse, faktorët e jashtëm dhe agjentët kimikë.
Radiacioni bëhet shkak i çrregullimeve gjenetike, anomalive të kromozomeve duke ndryshuar strukturën e ADN-së. Krahas çrregullimeve fiziologjike ai mund të shkaktojë edhe kancerin tek fëmijët. Nëse diagnostikohet herët, mund të kurohet plotësisht. Pas ndërhyrjes kirurgjikale terapia përfundon me kimioterapinë dhe radioterapinë. Tumoret e konsideruara si të paprekura dhe të pakurueshme në të kaluarën, tashmë mund të hiqen plotësisht në sajë të ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale. Kandidatet për nëna duhet që gjatë tre muajve të pare të shtatzënisë të qëndrojnë sa më larg radiacionit. 02/2012


