Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdes kur zgjidhni pelenat për të porsalindurin!

Keni sjellë në jetë një mrekulli të vockël por akoma nuk jeni të sigurt cilën pelenë të përdorni për të ndenjurat e tij të ndjeshme. Ja çfarë duhet të keni kujdes kur zgjidhni pelenat.

Pelenat e të porsalindurit duhet të jenë të ndjeshme dhe elastike. Meqë lëkura e fëmijës suaj akoma nuk është mësuar me ambientin e jashtëm dhe mund të skuqet lehtë, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm sidomos për pjesën e barkut dhe rrëzë kofshëve. Për të mos prekur plagën e pambyllur të kërthizës mund të preferoni pelena të cilat e lënë hapur pjesën e barkut.

Foshnjat ndryshojnë nga njëri tjetri prandaj kontrolloni mirë masën e pelenës që do të merrni. Pelenat shumë të ngushta apo të gjera nuk do ta lënë rehat.

Një pelenë efektive dhe e mirë nuk do të lejojë daljen jashtë të nevojës apo urinës. Krahas kësaj do të ketë dhe një shtresë mbrojtëse kundër skuqjes. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti