Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdes me përdorimin e tabletave

A mund ta mendoni se ç’mund të bëjnë këto aparatura të cilat nuk i lëshojmë nga duart? Kohët e fundit tabletat po tërheqin interesin e shumë përdoruesve dhe padyshim që mbizotëruesi i tregut të kompjuterëve tabletë mbetet iPad i “Apple”-it.

Edhe gjigantë të teknologjisë si “Samsung” dhe “Asus” nuk mund ta kalojnë “Apple”-in me tabletat e tyre me Android.

Por, megjithëse tabletat mund të jenë preferenca e kohës, mendohet se ato janë shumë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Veçanërisht, shëndeti i fëmijëve rrezikohet në rastet kur ai e përdor tabletën si një lojë dhe nuk dëshiron ta lëshojë as për një minutë nga dora.

Të shumtë janë prindërit që nuk i dinë pasojat e përdorimit pa kufi nga ana e fëmijëve të këtyre pajisjeve elektronike.

Tabletat të cilat shkaktojnë dhimbje kyçesh dhe qafe tek të rriturit mund të bëhen shkak edhe i migrenës. Specialistët paralajmërojnë prindërit duke dhënë si shembull një fëmijë 8-vjeçar, i cili vuan nga dhimbjet e kyçeve për shkak të tabletave kompjuterike... 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti