Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdes me standardet e produktet e fëmijëve!

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë së fëmijëve, është e udhës që shteti të vendosë disa standarde mbi produktet e fëmijëve si veshjet, karrocat, rrethorët, krevatet, produktet kancelarike etj. Por, kur shteti e lë mnagut, duhet të rritet kujdesi i prindërve ndaj atyre objekte që kërcënojnë jetën e fëmijëve.

Për sa i përket veshjeve, fëmijët nën moshën 3-vjeçare nuk duhet të përdorin kapuç me lidhëse.

Në produktet si rrethorët, karrocat, djepat dhe shtretërit e fëmijëve nuk duhet ketë pjesë me majë dhe të mprehta. Po ashtu nuk duhet të përmbajnë pjesë që mund të gëlltiten nga fëmijët nën moshën 3 vjeç.

Rrethorët dhe karrocat e fëmijëve duhet të pajisen me frena. Tek materialet metalike duhet të përdoren lëndë rezistente ndaj korozionit dhe ndryshkut.

Nuk duhet të kenë vrima, tuba apo çarje ku fëmija të fusë gishtin, krahun apo këmbën. Dhe të gjitha douhet të prodhohen nga materiale jo të djegshme.

Lidhëset tek veshjet e fëmijëve të moshës 3-14 vjeç duhet të jenë të një gjatësie të përcaktuar. Fëmija mund të pengohet kur hip apo zbret nga autobusi dhe të rrëzohet. Për këtë arsye lidhëset në pjesën e qafës tek veshjet e fëmijëve 3 -14 vjeç nuk duhet të jenë më të gjata se 75 mm, ndërsa ato të belit dhe krahëve, jo më shumë se 140 mm.

Kërkohet që rrobat e fëmijëve të zotërojnë materiale jo të djegshme. Veçanërisht rrobat apo kostumet e përdora nga fëmijët duhet të prodhohen nga copa jo të djegshme lehtësisht.

Në këtë masë hyjnë dhe të gjitha frutat dekorative, sapunët apo shampot që duken si lëngje frutash, magnetët e frigoriferëve sepse fëmija mund të helmohet nga futja e tyre në gojë. 05/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti