Specialistët e lindjes së largët zbuluan se njeriu pasi teshtin apo kollitet, lëshon në ambient rreth 20 mijë viruse.
Julian tang, specialist në departamentin e mikrobiologjisë në universitetin shtetëror të singaporit, tha se një teshtimë standarde prodhon deri në 3 mijë grimca e në rast se personi nuk mbyll gojën atë çast, të gjitha këto grimca shpërndahen në ambient pas teshtimës. Dimensionet e këtyre grimcave vërtiten midis 1-5 mikrometrave dhe mbartin mijëra viruse të dëmshme ose jo. 1 mikrometër është një e milionta e 1 metri.
Tang jep më shumë sqarime rreth studimeve të këtyre grimcave: \"çdo teshtimë apo e kollitur prodhon 3 mijë grimca që mund të mbartin nga 195 deri në 19500 viruse. Dhe kjo është një sasi e mjaftueshme për të sëmurur njerëzit përreth. Ndërkohë grimcat e mëdha mbartin më shumë viruse.”
Studiuesi julian tang tregon se vënia e maskës apo mbyllja e gojës me dorë gjatë të kolliturit apo teshtimës pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet ngjitëse si dhe duhet pasur kujdes se prekja e objekteve me virus mund ta sëmurë një person. Tang shpjegon se një person që teshtin apo kollitet mund të ndikojë negativisht tek personat që ka deri një metër larg vetes.
Studimi i julian tang dhe ekipit të tij mbart një rëndësi të veçantë këto ditë ku virusi h1n1, i njohur ndryshe si gripi i derrave, po përhapet me shpejtësi. Qeveritë në azinë jugore e juglindore kanë nisur një fushatë në media ku i nxisin qytetarët të ruhen nga virusi h1n1 duke rritur higjienën vetjake. 05/2012

