Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdes parfumet e rremë!

Për shumë femra preferenca e një parfumi lidhet me markën, aromën apo çmimin e tij. Por duhet treguar kujdes ndaj parfumeve të rremë të shitur si origjinalë. Specialistët pohojnë se parfumet e prodhuar në shtëpi apo dyqanet dytësore dhe të vendosura në shishe origjinale shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut.

Këto parfume preferohen më shumë sepse shiten me një çmim më të lirë, por personat që i përdorin nuk janë të informuar rreth kimikateve të gjendura në to, të cilat mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës, kruarje apo njolla ngjyrë kafe. Krahas kësaj, parfume të tillë shkaktojnë alergji në momentin që bien në kontakt me lëkurën. Dhe ç’është më e rëndësishme, njollat ngjyrë kafe të shfaqura në lëkurë pas përdorimit të këtyre parfumeve nuk hiqen kollaj. Ky dëmtim në gjuhën mjekësore quhet ‘Riehl Melinozu’. Skuqjet e shfaqura në zonën e qafës, të cilësuara si ‘Poikilo dermi’, janë disa nga shqetësimet e shumta.

Kujdes ndaj lëndës paraben

Në shumicën e rasteve nuk mund të dallosh një parfum origjinal nga një i rremë. Produktet origjinale nuk përmbajnë lëndën paraben. Parabeni zë vendin e pare në lëndët kimike që shkaktojnë efekte anësore në lëkurë.

Lënda paraben është bërë shkak i diskutimeve të forta në Francë me pretendimin se është një lëndë kancerogjene dhe disa nga vendet e Evropës e kanë ndaluar. Ka edhe kremra për fëmijë të cilët e përmbajnë këtë lëndë.

Parfumet e rremë mund të shkaktojnë edhe bllokime në frymëmarrje dhe të rrisin ndjeshmërinë e bronkeve. Mjekët sugjerojnë jo vetëm mospërdorimin e parfumeve të rremë, por edhe atyre origjinalë. Parfumi i rremë mund të ndikojë negativisht në trafikun e frymëmarrjes që mban në jetë njeriun./Start-Aisa Kokiçi/ 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti