Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kur fëmija yt është me aftësi të kufizuara...

Kjo eshte situata e 2 prinderve..........

Karlo thote: «djali ynë, anxhelo, vuan nga sindromi daun. Sëmundja e tij na i shteron fuqitë fizike, mendore dhe emocionale. Mendo sa energji të duhen për t’u kujdesur për një fëmijë të shëndetshëm dhe këtë shumëzoje me njëqind. Ndonjëherë edhe martesa jonë vuan.»

Mia thote: «nevojitet ngulmim dhe jashtëzakonisht shumë durim t’i mësosh anxhelos edhe gjërat më të thjeshta. Kur lodhem shumë, prirem të acarohem e të humbas durimin me burrin, karlon. Nganjëherë s’biem dakord për disa gjëra dhe pastaj grindemi.»

A të kujtohet dita kur lindi fëmija yt? Pa dyshim që mezi prisje ta mbaje në krahë. Gjithsesi, për prindër si karlo dhe mia, gëzimi përzihet me ankthin kur marrin vesh se fëmija është i sëmurë ose me aftësi të kufizuara.

A është fëmija yt me aftësi të kufizuara? Mbase pyet veten në do t’ia dalësh mbanë. Nëse po, mos u dëshpëro. Prindër si ti i kanë kaluar me sukses probleme të ngjashme.Shqyrto 2 veshtiresi qe mund te hasesh;

Veshtiresia 1

Ta pranosh diagnozën.

Shumë prindër ndihen të dërrmuar kur mësojnë se fëmija i tyre është sëmurë. Juliana, një nënë nga meksika, thotë: «kur mjekët më thanë se djali ynë, santiago, kishte paralizë cerebrale, s’arrija ta besoja! M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë!» të tjerë mund të ndihen si vilana, një nënë nga italia: «zgjodha të kisha një fëmijë, edhe pse ka rreziqe për gratë e moshës sime. Tani ndihem fajtore kur shoh djalin që vuan nga sindromi daun.»

Në qoftë se të mundojnë ndjenjat e dëshpërimit e të fajit, mbaj në mendje se është normale të ndihesh kështu. Në njëfarë kuptimi, mund «ta vajtosh» atë që s’e ke më: shëndetin e fëmijës. Të duhet kohë t’i kapërcesh këto ndjenja dhe të përshtatesh me rrethanat e reja.

Po nëse ndihesh fajtor për gjendjen e fëmijës? Mos harro se askush nuk e kupton plotësisht si ndikon trashëgimia, mjedisi dhe faktorë të tjerë në shëndetin e fëmijës. Nga ana tjetër, mbase priresh t’ia hedhësh fajin bashkëshortit. Rezistoji kësaj prirjeje! Më mirë bashkëpuno me të dhe përqendrohu te përkujdesja e fëmijës

Sugjerim: informohu për gjendjen e fëmijës: «nevojitet mençuri për të pasur një familje të mirë dhe nevojitet kuptueshmëri për ta forcuar atë.

Mund të mësosh shumë nga specialistët e mjekësisë dhe nga botimet e besueshme. Të mësosh për gjendjen e fëmijës tënd, është si të mësosh një gjuhë të huaj. Mbase në fillim është e vështirë, por mund t’ia dalësh.

Veshtiresia 2;ndihesh i

Rraskapitur dhe i izoluar emocionalisht

Ndoshta mendon se përkujdesja për fëmijën e sëmurë t’i harxhon të gjitha energjitë. Xheni, një nënë nga zelanda e re, thotë: «vitet e para, pasi im bir u diagnostikua me sëmundjen e shpinës së ndarë, rraskapitesha dhe qaja nëse bëja ndonjë gjë tjetër përveç punëve të shtepise.

Kujdesu për shëndetin tënd. Ashtu si një ambulancë duhet të furnizohet rregullisht me karburant që të vazhdojë të çojë pacientë në spital, edhe ti duhet të rimarrësh energji duke u ushqyer siç duhet, duke bërë ushtrime fizike dhe duke u çlodhur. Kështu do të arrish t’i japësh fëmijës tënd kujdesin që meriton. Savieri, i cili ka një djalë të gjymtuar, thotë kështu: «ngaqë im bir s’mund të ecë, përpiqem të ushqehem mirë. Në fund të fundit, ai lëviz rreth e rrotull falë meje. Këmbët e mia janë këmbët e tij!»

Sugjerim: kërko ndihmë dhe pranoje kur të jepet. Mia që u

Përmend më sipër, pranon: «ndonjëherë unë dhe burri ndihemi në siklet të kërkojmë ndihmë.» gjithsesi, ajo shton: «kemi mësuar se s’ia dalim dot vetëm. Kur të tjerët na ndihmojnë, nuk ndihemi edhe aq të vetmuar.» nëse një mik i ngushtë ose një familjar ofrohet të ulet bashkë me fëmijën tënd në një rast shoqëror pranoje me mirenjohje ndihmen e ti. Një proverb thotë: «shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.

Ndërkohë, mund t’ia dalësh mbanë si prind i një fëmije me aftësi të

Kufizuara. «mos u shkurajo kur të duket se gjithçka ka marrë tatëpjetën,—thonë karlo dhe mia, të përmendur më lart.—përqendrohu te gjërat e mrekullueshme të fëmijës, sepse ka shumë prej tyre. 04/2013

Lazarela 1988

/komuniteti