Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kurimi i shtatzënave pa ndihmën e ilaçeve

Përdorimi në mënyrë të pavetëdijshme i ilaçeve gjatë periudhës së shtatzënisë mund të krijojë probleme shumë serioze. Prandaj duhen marrë masat e nevojshme për të mos u sëmurë. Specialistët tregojnë rrugët e kurimit të gripit, ftohjes, pa ndihmën e ilaçeve.

Ndryshimi i kushteve klimaterike dhe ajri i ftohtë bëhen shkak i shfaqjes së gripit dhe ftohjes. Sepse bashkë me shtatzëninë dobësohet dhe sistemi imunitar i trupit dhe shfaqen ndryshime në rrugët respiratore. Ky fakt e bën gruan shtatzënë më të pambrojtur përballë sëmundjeve dhe zgjat më shumë kohën e kurimit sepse nuk mund të përdoret çdo ilaç. Shtatzëna e sëmurë nga njëra anë shqetësohet për shëndetin e saj dhe nga ana tjetër shqetësohet shumë për shëndetin e fëmijës. Prandaj ato duhen të tregohen të kujdesshme dhe të mos marrin çfarëdolloj ilaçi në kurimin e gripit. Kur të shtrihen të mbajnë kokën lart, në këtë mënyrë mund të lehtësohen shqetësimet e lindura nga bllokimi i hundëve. Për zhbllokimin e hundëve mund të përdoret ujë me kripë ose ujë deti dhe kompresa për zonën e sinuseve.

Gjatë vjeshtës dhe muajve të dimrit rritet dhe mundësia e shfaqjes së mikroorganizmave në natyrë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në vende të mbyllura, mosajrosja e duhur, ulja e imunitetit të trupit, tymi i duhanit, ushqyerja e pamjaftueshme dhe e paekuilibruar i hapin rrugë sëmundjeve. Dhe veçanërisht gripit. Duke theksuar se gripi shkaktohet nga virusi influenca, specialistët pohojnë se me ndryshimin e formës së virusit shtohen dhe virozat. Personi i infektuar me këtë virus e përhap atë me anë të teshtimës. Koha më e përshtatshme e ngjitjes së virusit janë 2 ditët e para. Personi me grip ka pak ngritje të temperaturës së trupit, skuqje të fytyrës, lodhje, të vjella, përzierje, mungesë oreksi dhe kollë të thatë.

Temperatura duhet kontrolluar menjëherë tek gratë shtatzëna. Veçanërisht nëse shtatzëna është në muajt e saj të parë të shtatzënisë, temperatura mbi 38 gradë mund të shkaktojë probleme serioze. Duhen aplikuar metodat e ftohjes për të ulur temperaturën. Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Duhet të ajrosin mirë ambientin ku rrinë, të ushqehen mirë dhe të parandalojnë tharjen e ajrit.

Sipas mjekëve shtatzënat mund të mbrohen nga gripi nëpërmjet vaksinës së gripit e cila mund të bëhet pas tre muajve të parë të shtatzënisë. Antitrupa e zhvilluat pas vaksinës do të mbrojnë si nënën ashtu dhe fëmijën.

Konsumoni portokallin dhe shegën

Ftohja: ndryshe nga gripi, i sëmuri ndjen dhimbje muskulare në të gjithë trupin dhe nuk ka temperature. Nuk ka vend kura me antibiotikë. Duhet konsumuar shumë vitamina C, të konsumohen fruta si qitro, limoni, mandarina, shega, portokalli. Të lahen shpesh duart dhe të ajroset ambienti. Për të hequr dhimbjen e fytit mund të përdoret pastil dhe për të zhbllokuar hundët ujë me kripë. Të merren sa më shumë lëngje.

Rrufa: shfaqet kur bie rezistenca e trupit. Nuk shoqërohet me ankesa si kollë, sekrecione, temperature e lartë apo dhimbje koke. Një gjumë i rregullt, jeta larg stresit dhe ushqyerja me fruta është ilaçi më i mirë kundër rrufës. ?aji jeshil rrit rezistencën e trupit. Të konsumohen me shumicë dhe lëngu i portokallit dhe shegës.

Sinusiti: shfaqet me dhimbje në pjesën e kokën, fytyrës dhe pjesën rreth syve. Shoqërohet me shenja si bllokim i hundëve, rrjedhje e hundëve, erë e gojës, temperature, dhimbje e nofullës apo dhëmbëve, fryrje të kapakëve të syrit apo fytyrës. Ambienti ku qëndroni duhet të ketë temperaturë dhe lagështirë normale, të mos qëndrohet nën efektin e tymit të duhanit dhe të realizohet frymëmarrja me anë të hundëve.

Farengjiti: mund të shkaktohet si pasojë e infektimit të sinuseve apo infeksioneve brenda gojës. Shfaqet me shenja si vështirësi në gëlltitje, dhimbje fyti, skuqje etj. Antibiotikë të familjes penicilinë mund të përdoren nën kontrollin e mjekut. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti