Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Lëngjet, rëndësia e tyre për fëmijët

Sasia e lëngjeve ndryshon në varësi të moshës, gjatësisë, peshës, gjinisë, aktivitetit fizik dhe kushteve të jetesës.

Sasia e lëngjeve që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë një dite:

Konsumimi i lëngjeve në sasinë e duhur nuk është thjesht nevojë jetësore, por është shumë e rëndësishme dhe për performancën e të menduarit. Duke u nisur nga kjo, një studim i realizuar në Turqi për fëmijët tregoi nivelin e njohurive të nënave rreth konsumimit dhe mënyrat e veprimit të fëmijëve.

Sipas rezultateve të studimit, fëmijët nuk konsumojnë sa duhet lëngje dhe nënat kujdesin e treguar në ushqyerjen e fëmijëve nuk e tregojnë te konsumimi i lëngjeve. Përveç kësaj, nënat nuk kanë njohuri rreth rëndësisë së konsumimit të lëngjeve dhe si rrjedhojë nuk konsumojnë as vetë. Edhe nëse ia kujtoni fëmijës pirjen e ujit, tek ata ekziston një lloj refuzimi për të mos pirë ujë sa duhet.

Por, sigurisht që nënat duhet të heqin dorë nga kjo dhe të bazohen në parimin “mos përto, prit dhe këmbëngul…”

Si duhet të jetë konsumimi i lëngjeve?

Sasia e lëngjeve ndryshon në varësi të moshës, gjatësisë, peshës, gjinisë, aktivitetit fizik dhe kushteve të jetesës. Dietologia Nihal Tunçer flet për sasinë e lëngjeve që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë një dite:

- Fëmijët e moshave 1-3 vjeç: 1.3 litër

- Fëmijët e moshave 4-8 vjeç: 1.4 litër

- Fëmijët e moshave 9-13 vjeç: 2.1 litër vajzat

dhe 2.4 litër djemtë. /start/ 05/2012

/komuniteti