Marrja e vitaminës D është e domosdoshme gjatë muajve të dimrit për mbrojtjen dhe rritjen e imunitetit te organizmit ndaj të ftohurës.
Një grup shkencëtarësh Finlandezë, arritën në konkluzionin se vitamina D, luan rol kryesor në mbrojtjen e organizmit nga gripi, e ftohura dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes, të cilat janë në rritje gjatë muajve të dimrit për shkak të mos ekspozimit tonë në diell aq sa është e nevojshme.
Sië u konkluzua dhe nga studimi i universitetit Filandez Tamber, persona me nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, kishin prirje të zhvillon më shumë probleme frymëmarrjeje gjatë dimrit se sa ata me nivele normale të vitaminës.
“Në këto momente nuk kanë dalë akoma rezultatet e studimeve për marrjen e vitaminës D në mënyrë plotësuese me anë të pilulave, për mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet e dimtrit” shton kreu i studimeve Ika Laksi.
Ai nënvizoi se deri atëherë, njerëzit është më mirë të marrin vitaminën D në mënyrë natyrale nëpërmjet ushqimit të tyre. Disa nga ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshqit me yndyre si ai i salmonit, i skubrit, qumështi, lëngu i portokallit etj. 05/2012

