Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Roncester në New York, zgjidhja e problemit të pagjumësisë, qëndron brenda frutit të qershisë.
Vullnetarët që pinë një gotë lëngu qershie në mëngjes dhe në mbrëmje pa shtim sheqeri, flinin më lehtë dhe më shumë në krahasim me ata që pinin të njëjtën sasi lëngu frutash të tjera.
Pikërisht, personat që përdornin lëng qershie, flinin shtatëmbëdhjetë minuta më tepër në krahasim me ata që pinin lëngje të tjera.
Kreu i studimit deklaroi se lëngu i qershisë, lufton pagjumësinë, falë sasisë së madhe të substancës së melatoninit që disponon. Melatonini është hormoni që ndikon në rregullimin e orës biologjike të organizmit të njeriut. 05/2012

