Shumica e foshnjave të cilat zgjohen gjatë natës duhet të lejohen të qetësohen vetë dhe të kthehen vetë në gjumë, thonë studiuesit.
Deri në moshën gjashtëmuajshe shumica e foshnjave flenë gjatë gjithë natës, duke zgjuar nënat vetëm një herë në javë. Megjithatë, jo të gjithë fëmijët ndjekin këtë rregull edhe më vonë gjatë zhvillimit të tyre.
Gjumashët dhe gjumashët tranzicionalë
Gjatë një studimi, shkencëtarët amerikanë ka përcjellë shprehitë e zgjimit gjatë natës të më shumë se 1200 foshnjave të moshës nga gjashtë deri në 36 muaj. Kërkuesit i kanë pyetur prindërit e foshnjave për shprehitë e fjetjes në faza të ndryshme të jetës, dhe më pas i kanë ndarë fëmijët në dy grupe:
•Gjumashë, të cilët nuk janë zgjuar gjatë natës ose janë zgjuar një herë në javë. Në këtë grup kanë bërë pjesë dy në tre fëmijë (66 për qind) të moshës gjashtëmujore.
•Gjumashë tranzicionalë, në të cilin grup bënin pjesë rreth një në tre fëmijë (33 për qind) dhe të cilët janë zgjuar shtatë net në javë. Nga mosha 15-muajshe ata ishin zgjuar dy net në javë. Në moshën 24-muajshe zgjimi gjatë natës kishte rënë në vetëm një herë në javë.
Shumica e fëmijëve të cilët janë zgjuar gjatë natës kishin qenë djem. Ata ishin vlerësuar si më të irrituar dhe të vështirë. Nënat e tyre po ashtu ishin më të prira të jenë depresive dhe të kenë ndjeshmëri më të madhe amënore, ka treguar studimi.
Studiuesit kanë arritur në përfundim se faktorët gjenetikë mund të luajë rol në temperamentin e vështirë të këtyre fëmijëve.
Lejoni foshnjat të flenë vetëm
Foshnjat duhet të mësojnë të flenë pa ndihmë, thonë studiuesit. Kur nënat nguten ndaj zgjimit të foshnjës gjatë natës dhe/ose nëse foshnja mësohet të flejë gjatë dhënies gji, atëherë ai ose ajo mund të mos mësojë të vetëqetësohet, diçka që dëmton gjumin e rregullt.
Këshilla më e mirë për të shmangur zgjimin e foshnjave gjatë natës është ta vendosni në gjumë çdo natë në të njëjtën kohë, ta lejoni ta zërë gjumi vetëm dhe t’i rezistoni nevojës për të reaguar menjëherë ndaj zgjimit.
Ekspertët këshillojnë prindërit të cilët kanë probleme me gjumin e fëmijëve edhe pas moshës 18-muajshe, të kërkojnë ndihmë të mjekut. 04/2014


