Pjesa 1
Brenda eshte erresire, si erresire e kuqe.. Per nente muaj sme lane te shoh drite.. Joo, nuk jam ne nje biruce te tipit f sic e dini ju.. Perkundrazi gjithcka eshte shume zbavitese.. Qe nga dita e pare qe kam rene ketu kam te ha e te pi sa te dua.. Mund te them qe e kaloj jeten ne nje ambient te qete, te sigurte.. Eshte e mundur ta quaj kete kohe edhe si pushime.. Ju a keni notuar ndonjehere gjithe qejf plot 24 ore?A keni ngrene ndonjehere sa keni dashur, kur keni dashur? Cfare mund te kerkoj tjeter nga jeta? Por nuk eshte se skaloj asnjehere shqetesime.. Por jane gjera qe ikin.. I kalojme te gjitha. Them i kalojme sepse pavaresisht te gjithave sjam vetem.. Prane meje eshte gjithmone zeri plot dashuri i nje gruaje.. Nganjehere degjoj edhe zera tjere qe thone ‘do behesh nene’. Se kam pare akoma fytyren e saj..Pra mund te them se njihemi ne mungese.. Pres me padurim diten kur do mund ta shoh ne sy.. Eshte edhe nje ze tjeter qe shkojme njehere ne muaj, me duket se eshte doktoresha..
Pjesa 2
Fillova te merzitem ketu.. Jeta sqenka gje tjeter pervec se monotoni.. Tashme snotoj dot si dua.. Sjam hic e lumtur, hic! Mu ngushtua vendi.. Nuk e dija qe do me ndodhnin keto kur ke te hash e te pish sa te duash.. Tashme jam si tullumbace brenda shtepise sime te vogel.. Nderkohe qe duhet te luaj si te dua.. Akoma skam shanse per drite, brenda eshte shume erresire..
Pjesa 3
Edhe ai zeri nga i cili degjoja fjale plot dashuri ka filluar ankesat nga une.. Qenkam renduar shume, me zor me mban, etj.. Ah po, nuk ua kisha thene qe une jetoj ne barkun e saj.. Jo, duhet te shpetoj patjeter nga kaq shume ankesa qe ka per mua, smundem te ofendohem me shume.. Sikur te mos kishte ligje parandaluese ne vendin ku jetoj, do i beja vetes nje kat te dyte ne shtepi..Por kjo seshte e mundur.. Ndonjehere i them vetes ta bej pa leje, por kontrollet qe ishin njehere ne muaj tani jane shtuar, na shohin nje here ne dy jave.. Ai zeri qe i ngjan mamit tim thote “po afrohet koha, do i bejme me te shpeshta takimet’.. Keshtu qe mua sme ngelet gje per te bere.. Ndertim pa leje do te thote humbje kohe, te lodhesh kot.. Por duhet te gjej sa me shpejt nje zgjidhje per vendin..
Pjesa 4
O zot! Cfare eshte kjo? Dhimbje te tille skam pare gjate gjithe jetes.. Muret e shpise po me shtrengojne, me dhemb ne cdo vend, po shtrengohem dhe rreshqas poshte.. Skam asnje dege ku te kapem.. Nje force rri duke me shtyre poshte.. Shyqyr qe nuk zgjati shume.. Shpresoj te mos filloje prap… joooo, ska mundesi, filloi prape.. Ai zeri i embel tani po bertet me gjithe forcen e mundshme.. Si kalohet e gjithe kjo?? Mjaft me kaq, vendi mu ngushtua, sleviz dot si dua, tani edhe ky prblemi tjeter..Meqe ra fjala uji qqe kemi ne pishinen e notit u zbraz.. Hera e pare qe ndodh dicka e tille.. Sa me shume shtohen dhimbjet aq me shume bertet mami im.. Mesa duket na cuan ne nje vend tjeter.. Po degjoj zerat e shume njerezve qe si njoh..
O zot! Smund tu besoj syve.. Me duket se po vjen nje drite.. A thua te ec perpara?? 03/2013

