Nëse fëmija juaj është një, dy ose tre vjeç, ai mund të kënaqet me libra po aq sa edhe me lodra. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë si të gjeni librat më të mirë për vogëlushët tuaj.
Kurrë nuk është tepër herët t’i inkurajoni fëmijët ta dashurojnë leximin, edhe nëse ata janë disa vite larg për ta bërë këtë vetëm. Një gjë e rëndësishme është të siguroheni që librat që zgjidhni t’ua lexoni të plotësojnë disa kritere të thjeshta të bazuara në moshën dhe fazën e tyre të zhvillimit. Ja disa udhëzime që mund t’i ndiqni kur u lexoni të vegjëlve tuaj:
Librat më të mira për të vegjlit janë ato të përkryera me fotografi. Ato janë me foto të ilustruara, ose vizatime të mëdha, me ngjyra të hapura – me fjalë të tjera, një prezantim i qartë i objekteve ose njerëzve që fotot portretizojnë. Nëse fotografitë janë shumë abstrakte, fëmija juaj nuk do të jetë në gjendje t’i tregojë se çfarë ndodh – dhe thjesht humb interesimin.
Librat më të mirë për të vegjlit rrëfejnë tregime të thjeshta, duke përdorë gjuhë familjare dhe tekst përsëritës. Në këtë mënyrë fëmija mund të ndjejë sikur lexon së bashku me ju. Ata po ashtu e përcjellin rimën. Edhe pse disa fjalë nuk do të kenë kuptim për të voglin tuaj, ai/ajo do të kapë zërin dhe ritmin e saj.
Librat më të mirë për të vegjlit fokusohen në tregime familjare. Edhe kur është fjala për të vegjlit, tema që librat trajtojnë është shumë me rëndësi. Mendoni për libra të cilat flasin për gjërat që fëmija juaj i përjeton çdo ditë, si koha e ushqimit, koha e gjumit, si dhe thënia natën e mirë babait de nënës para se ata të shkojnë në punë. Edhe librat që flasin për obsesionet e ditës së fëmijës, qofshin për heronjtë (Supermani, Spidermani) ose kafshët e xhunglës, do ta tërheqin (dhe do ta ruajnë) vëmendjen dhe do ta shtyjnë fëmijën të mësojë.
Librat më të mirë për të vegjlit vijë në formate të përshtatshme për moshën e tyre. Librat dorasë ende janë ideale për fëmijët më të vegjël (një deri në dy vjeç), por zgjidhni disa që kanë më shumë tekst se sa versionet tipike ‘vetëm për foshnja’, të cilat shpesh vetëm i gjuajnë fjalët bashkë, pa i dhënë kuptim fjalisë. Fëmijët pak më të rritur mund t’i shfletojnë vetë faqet e librit, andaj ju mund të kaloni në libra me faqe më të buta – dhe pastaj lejoni të vegjlit t’i kthejnë ata vetë.
Librat më të mirë për të vegjlit po ashtu mund të jenë të bëra me dorë nga ju. Pasi të gjeni ndonjë fotografi me karakterin tuaj filmik të preferuar nëpër gazeta, ose ndonjë vizatim nëpër paketime të produkteve që blini, ju mund t’i preni ato dhe të bëni një libër tuajin.
Çfarë mund të bëni? Foto-albumi me përshkrime nën fotografi, album familjar me copëza të ngjitura të pamjeve të prera, ose copëza letra të bashkuara, të cilat i preni nga revistat, si dhe fjali që ju dhe foshnja juaj i ndani nëpër faqe. Duke krijuar një libër tuajin, ju do të kaloni edhe kohë të shkëlqyeshme së bashku dhe do të forconi lidhjen me fëmijën tuaj. Plus, produkti përfundimtar inkurajon fëmijën tuaj të ruajë dashurinë për fjalët e shkruar dhe do t’i ndihmojë atij të zhvillohet në një nxënës më të mirë dhe më vonë, pse jo, edhe në autor të mirë të shkrimeve. 10/2013

