Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Lindën të ngjitura, 7-vjetorin e festojnë të ndara

Këto binjake lindën në ngjitura në shpinë me njëra-tjetrën dhe mbijetesa e tyre ishte në pikëpyetje në madhe. Tanimë ato luajnë bashkë, shkojnë dorë për dore në shkollë dhe mbi të gjitha janë shumë të lumtura në 7-vjetorin e lindjes.

Falë ekspertizës mjekësore britanike, Milla dhe Seena janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës. Ato iu nënshtruan një operacioni të vështirë për t’u ndarë nga njëra-tjera kur ishin vetëm 3-muajshe.

Që prej momentit që nisën të ecin kur ishin 11-muajshe, çdo hap ka qenë një pikë referimi, çdo vit një moment historik. “Ne jemi të veçanta”, thotë Mille, pa u trazuar më shumë.

Në janar të vitit 2005 prindërit mësuan se binjaket e tyre ishin të ngjitura në shpine dhe u desh të merrnin një vendim: Të ndërprisnin shtatzëninë ose të merrnin parasysh rrezikun e dyfishtë që paraqiste lindja; rreziku i parë ishte se nëna kishte mundësi të humbte jetën gjatë lindjes; rreziku i dytë ishte që bebet kishin shumë mundësi ta kalonin të gjithë jetën nën kujdesin e mjekëve. Sikur të mos mjaftonte kaq, mamaja kishte edhe një çrregullim në mëlçi, çrregullim që mund t’i vriste bebet në barkun e nënës.

Simon Stefenson dhe veçanërisht nusja e tij daneze, Yane Kristensen, vendosën të rrezikonin me besimin e madh tek ndonjë mrekulli. Sot ata janë krenarë për këtë vendim.

Javët e para pas lindjes cezariane, Milla dhe Seena ndanë gjithçka me njëra-tjetrën. Kur njëra prej tyre qante, të dyja përfitonin përqafim të ngrohtë. Kur njëra flinte, të dyja qëndronin në një krevat të vetëm.

Por gjithçka përfundoi me një operacion tetë orësh dhe prindërit më në fund kishin mundësi t’i përqafonin fëmijët e tyre veçmas. Fillimisht patën pak problem në shpinë, por më pas gjithçka u zhduk.

“Unë ua kam treguar historinë e tyre. Fatmirësisht kjo ishte një histori me fund të lumtur. Nuk janë të paktë prindërit që nuk ishin kaq me fat sa ne”, thotë Yane.

“Vogëlushet shpesh thonë se janë ekzaktësisht në të njëjtën moshë pasi kanë lindur së bashku” shton mamaja e lutmtur. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti