Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Lind ne tualetin e trenit!

Një ndër historitë që tregon se mrekullitë ekzistojnë është edhe historia e bhuri kalbi nga india, nëna që lindi foshnjën në tualetin e trenit.

Kalbi nga rajasthan ishte 7 muaj shtatzënë dhe ndodhej ulur mbi tualetin e trenit, kur solli në jetë të bijën, së cilës do të duhet t’ia tregojë patjetër këtë histori.

Asaj i ra të fikët para se ta kuptonte se çfarë kishte ndodhur. “lindja ime ishte kaq e papritur”,tha kalbi për “reuters”. “as që e kisha kuptuar se foshnja ime kishte rrëshqitur nga vrima e tualetit”, shtoi ajo.

Sipas “reuters”, shumë trena në indi kanë thjesht vrima në tualetet e tyre që dalin direkt në shinat poshtë.

Sapo u zgjua nga gjumi, kalbi iu tha kushërinjve të saj se çfarë kishte ndodhur. Treni ndaloi në stacionin, që për fat të mirë nuk ishte larg, dhe stafi së bashku me të ëmën dhe kushërinjtë e saj e gjetën vajzën në shina. Vajza ishte gjallë. 01/2013

Kosovare 1
(14 vite më parë)
.Kto sene nima ndodhin veq ne indi...Ku kish mujt me mbijetu beba tan at perplasje...Edhe 7 mujsh koka le !!!! Me lind mir edhe me 20 mjek te kryt beba 7 mujsh don gati kujdes te jashtzakonshem, e ksej i paska ra pi wc en shina edhe i paska pshtu...E kerthiza qysh ju pre a shka u bo????!!!! Kakaaaa me ta gerdit edhe jeten me ksi prralla :(

/komuniteti