Kur ryan marquiss lindi me zemër jashtë trupit, mjekët nuk prisnin që ai të mbijetonte. Kjo është një dukuri tepër e rrallë dhe bebet që lindin me këtë problem ose lindin të vdekur ose vdesin brenda tri ditëve.
Zemra e tij po ashtu nuk ishte zhvilluar dhe në këtë mënyrë kishte vetëm gjysmë-zemër – një kombinim të metash që e bënte ryanin të vetmin e llojit të tij në botë, shkruan e përditshmja britanike “dm”.
Mjekët i kishin këshilluar prindërit e tij që në javën e 12-të të shtatzënisë që t’i jepnin fund asaj, por ata refuzuan në mënyrë kategorike. Dhe me sa duket, ky vendim ka rezultuar i suksesshëm teksa ryani pritet të festojë përvjetorin e tij të tretë.
34-vjeçarja maquiss, tha se “ne dëshironin që gjërat të shkonin në rrjedhën e tyre, kështu që refuzuam t’i jepnim fund shtatzënisë. Mjekët na thanë se fetuset me të metat që kishte ryani nuk kishin mbijetuar kurrë, kështu që fakti që ai është me ne sot, është thjesht mahnitës. Ai më te vërtetë i ka habitur të gjithë”.
E meta tepër e rrallë, ectopia cordis, prek tetë në një milion lindje dhe 90 % e tyre lindin të vdekur ose vdesin brenda tri ditëve. Plus kësaj, ryani vuante gjithashtu edhe nga sindromi hypoplastic i pjesës së djathtë të zemrës. Ai kishte të zhvilluar normalisht vetëm pjesën e majtë të zemrës.
Zonja marquis, e cila jeton në pensilvani të shba-ve me bashkëshortin e saj, henrin (34-vjecar) dhe me të bijat, 7-vjeçaren natali e pesëvjeçaren anidley, tha se “të gjitha kushtet ishin në disfavor të tij. Ai është me të vërtetë një mrekulli mjekësore. ?do ditë me ryanin është një ditë për të cilën na u tha se s’do ta kishim kurrë. Kur e shoh tek vrapon apo ngjitet në mur, unë thjesht falënderoj zotin”.
Fëmija lindi në fund të shkurtit të vitit 2009 me operacion cezarian. Skuadra që asistoi në lindjen e bebt përbëhej nga 30 persona. 02/2012


