Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Lotët dhe efekti i tyre pozitiv!

Mjekët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë.

Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të

ndihen më mirë, largon stresin dhe mund të na ndihmoj të kemi një

shëndet më të mirë. Shumë nga ne kemi lexuar më parë se të qarët na

ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e

konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët

mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë.

 

Është provuar

shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë,

largon stresin dhe mund të na ndihmoj të kemi një shëndet më të mirë.

Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kanë asnjë

efekt anësor, përveç skuqjes së syve, lagies së shamive dhe prishjes së

tualetit. Të qarët mund të mos ketë efektin e njëjtë sa ilaçet, por

kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në qetësimin e trupit,

sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e

humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të ndihen më keq

se më parë vetëm 8.4 për qind. Mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë

një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur

dhe treguar problemet e tyre.

 

Edhe pse thuajse të gjithë ne

derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve, 47 herë në vit gratë dhe 7

herë burrat, mbetet ende një mister se përse qajmë dhe se çfarë ndodh

gjatë këtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemërimi që kanë të mirat e

tyre, edhe të qarët, si një formë e veçantë e njerëzve për të shprehur

emocionet, ka të mirat e saj. Për shembull, është provuar se të ësh

ndikon në qetësimin e trupit, në rritjen e tensionit të gjakut,

reduktimin e hormoneve të stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe

prodhimin e shumë antitrupave për të luftuar sëmundjet.

 

Lotët

emocionalë dalin nga të njëjtat gjëndra loti që prodhojnë lëngun që

formon një shtresë mbrojtëse në kokërdhok, për t‘i mbajtur ata larg

acarimeve, nga të cilat del gjithashtu edhe lëngu që i mbron kur sytë

irritohen apo kur bëhen pre e sëmundjeve të ndryshme. Një e dhënë e

konfirmuar nga ekspertët tregon se lotët që derdhim prej emocioneve

kanë përbërës të tjerë nga format e tjera të lotëve që dalin prej syve,

si për shembull kur grimë qepë apo kur diçka djegëse ngacmon syrin

tonë. E gjithë kjo tregon më së miri se lotët që na dalin prej

emocioneve dhe përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta

kthyer trupin në ekuilibër pas përjetimit të një situate stresuese.

 

\"Kam

sugjeruar se ne mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu

nxjerrim jashtë gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes.

Përbërjet kimike që formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin

nëpërmjet lotëve kur qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun

për infarkte, apo të dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e

njeriut për të qarë ka një vlerë të jashtëzakonshme\", thotë Ulliam

Frei, profesor i farmaceutikës në Universitetin e Minesotës. Nga

studimi u pa se lotët e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i

zakonshëm i syve kanë nivel më të lartë të disa proteinave, magnezit,

kaliumit dhe disa hormone, përfshirë këtu edhe prolaktinën. Le t‘i

shqyrtojmë me kujdes. Magnezi është një lëndë ushqyese e domosdoshme,

që nëse gjendet në organizëm në sasi të vogël, i atribuohen një sërë

problemesh si ato me lëkurën, mpiksjen me vonesë të gjakut dhe nivelet

e ulëta të kolesterolit.

 

Po ashtu, probleme me shëndetin mund

të shkaktohen nëse gjendet në organizëm në sasi më e madhe se ç‘duhet.

Kaliumi është i lidhur ngushtë me punën e nervave, kontrollin e

muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina është një hormon i përshirë

në stres dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe në

funksione të tjera të organizmit. Përmbajta e saj te lotët mund të

shpjegojë edhe faktin se përse gratë qajnë më shumë se burrat. Femrat

kanë më shumë prolaktinë se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshëm

gjatë shtatzënisë, kur rritet ndjeshëm frekuenca e të qarit te gratë.

Thuhet se të qarët mund të zvogëlojë edhe dhimbjet, edhe pse studimet

në këtë fushë janë ende në fazën fillestare. Nga ana tjetër, të qarët i

ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj.

Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët

emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm

agresionin.

 

Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në

Holandë tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë

mbështetje dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me

personat që thjesht përloteshin. U pa gjithashtu se burrat që qanin

pëlqeheshin më shumë se gratë. \"Është mbështetur plotësisht teoria se

të qarët është një sjellje që tregon se kërkon të pranosh ndihmën e të

tjerëve\", thonë studiuesit holandezë. Në studimin e fundit në

Universitetin e Floridës, studiuesit gjetën se pothuajse çdo njeri

ndihej më mirë pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetër,

kërkuesit amerikanë thanë se të qarët mund të jetë një terapi e

domosdoshme për shumë njerëz. \"Pjesa më e madhe e njerëzve pranojnë se

u rritej morali dhe humori pasi qanin.

 

Kjo është një mënyrë

shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që kanë vështirësi për të

shprehur emocionet e tyre\". Ashtu si kërkimet e tjera, psikologët nga

Florida sugjerojnë se është e nevojshme për më shumë punë dhe studim

për të kuptuar më mirë origjinën, natyrën dhe funksionin e të qarit.

Një studim i ri, që është duke u zhvilluar nga një ekip i specializuar

ekspertësh, po analizon me kujdes se cilat zona të trurit vihen në

veprim kur njerëzit qajnë. Studimet e shumta dhe përfundimet pozitive

kanë bërë që lotët të rrëzojnë tabutë dhe hipotezat e përhershme se

njerëzit e dobët qajnë. Profesor Frei, autori i \"Crying: mystery of

tears\", thekson se: \"Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për

të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një

dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore\",

përfundoi ai. 03/2012

Liza Z

/komuniteti