Menyra e ushqimit dhe tradita e te ushqyerit, ka ndikim shume me teper ne shendetin tone se sa eshte menduar me pare, e kjo sidomos eshte me e shprehur gjate shtatzanise.
Ne shtatzani vlejne gati te njejtat rregulla per ushqimin dhe menyren e te ushqyerit si edhe jashte shtatzanise:
- Ushqim me shume vlere dhe i shumellojshem
- Ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
- Sheqer dhe yndyra ne sasi sa me te vogla
- Te kursehet kripa e kuzhines
- Prodhimet nga dritherat te pa perpunuar (kokrra e tere) cdo dite
- Te mos konsumohet duhan
Gjate shtatzenise duhet pasur kujdes ne keto keshilla:
- Mos perdorni-konsumoni alkool
- Marrja e lengjeve ne sasi te mjaftuara
- Jo mish te fresket (rrezik te infektoheni me toksoplazmoze)
- Mos perdorni qumesht te pa zier-perpunuar termikisht si dhe prodhime nga qumeshti i pa zier, (rrezik te infektoheni me listerioze).
Gjate shtatzanise kerkesat per kalori dhe materie ushqimore shume pak shtohen. Nga muaji i 4-te i shtatzanise duhet te merren gjithsejte 200-300 kalori shtese ne dite, krahasuar me periudhen jashte shtatzanise.
Sasia e gjithmbarshme e materieve ushqyese nuk duhet te shtohet, e sidomos jo sipas thash e thenave te merret ushqim sa per dy. Perparesi duhet dhene prodhimeve ushqimore te cilat jane te varfra me kalori, ndersa te pasura me vitamina dhe materie minerale (perime, peme, patate, ushqime me drithera me kokrra te pa perpunuara-te tera, peshk, prodhime qumeshti). Shtimi i lejuar i peshes trupore duhet te sillet nga 11-15 kg. Eshte shume me rendesi shperndarja ne menyre te barabarte e marrjes se shujtave. Duhet qe te largoheni nga mos marrja e ushqimit ne periudha te gjata gjate dites.
Hani mengjes mire! Mos harroni qe te merrni sasi te vogla te ushqimit edhe ne mes shujtave kryesore (mengjesit dhe drekes)! Per te plotesuar me siguri nevojat ditore me materie ushqimore, eshte kusht qe te merret nje shujte ditore e nxehte me patate, perime, sallate, dhe copeza mishi ose peshku.
Me perdorimin e kripes se kuzhines te jodizuar, ju beni prevenimin e mungeses se jodit. Marrja ne sasi te mjaftuara te jodit, ndihmohet dhe sigurohet edhe gjate marrjes se ushqimeve me qumesht dhe peshk. 12/11


