Ekzistojnë shumë mënyra që ankesat e tipit te të vjellave të shtatzënisë - mëngjesit, të zbutën. Disa nga këto do t’i përmendim, si:
* Ngase të vjellat e mëngjesit-hiperemeza gravidare shfaqet më shumë në rastet me ushqim jo të mirë, duhet kushtuar kujdes ushqimit kualitative dhe të shëndosh. Kështu ushqimi i pasur me proteina dhe karbohidrate jep efekt pozitiv.
* Ushqimi duhet të merret në racione-shujta të shpeshta (para se të ndjeni uri) dhe nga pakë. Ku lukthi mbetet e zbrazët ose bie niveli i sheqerit në gjak të marrjes së ushqimit në periudha të gjata kohore, acidi klorhidrik e ngacmon mukozën e lukthit, dhe kështu edhe më shumë ngacmohet-provokohen mundimet dhe të vjellat. Pra, më mirë 6 racione-shujte të vogla se sa 3 të mëdha.
* Hani para se të ju shfaqen turbullimet dhe të vjellat, sepse ushqimi shumë herë i parandalon të vjellat.
* Kështu, në mëngjes, ushqimin e parë merreni para se të zgjoheni prej shtratit. Para se të shkoni me fjet, merrni pak ushqim të pasur me proteina dhe karbohidrate komplekse si p.sh. një gotë qumësht me çaj, keksë ose pak rrush të thatë. Mirë është t’i keni afër krevatit, në mënyrë që për shkak të tyre të mos jeni e detyruar të ngriheni.
* Merrni sasi të mjaftuara të lëngjeve, sidomos nëse përzierjet-nauzet e mëngjesit janë të shoqëruara edhe me të vjella. Janë të mirëseardhur pijet me prejardhje qumështi, lëngjet e pemëve dhe perimeve, si dhe supë. Nëse marrja e lëngjeve ju provokon të përziera, atëherë merrni ushqim të thatë por të pasur me lëngje si pemë dhe perime të freskëta.
* Kujdesuni të zvogëloni stresin dhe mbingarkesën psikike, sepse të përzierat e mëngjesit më shumë shfaqen të grat me probleme psikike. Edhe lodhjet fizike por edhe ato psikike shtojnë ose nxisin shfaqjen e të përzierave dhe të vjellave. Më shumë kohë duhet t’i kushtoni pushimit por edhe gjumit.
* Dhënia e vitaminës B6 në sasi prej 50 mg (2x1 tabletë a 25 mg) ndihmon lehtësimin e shqetësimeve. Barna të tjera merren vetëm me propozimin e mjekut tuaj.
* Disa shtatzënave iu ndihmon mbajtja e hallkave-byzylykëve akupresivë për rreth nyejve të duarve, duke bërë presion në pikat akupresure të pjesës së brendshme të nyejve, që shpesh herë lehtëson këto shqetësime. Mbajtja e këtyre byzylykëve nuk shkakton asnjë efekt anësor, dhe mund të blihen në shumë barnatore.
* Një numër i konsiderueshëm i shtatzënave reagon mirë në dhënien e barit me bazë bimore me prejardhje indiane (Nux vomica), që shfaq efekte pozitive gjegjësisht zbut të përzierat dhe të vjellat e mëngjesit të shtatzënave.
* Vlerësohet që të përzierat të shoqëruara me të vjella të mëngjesit, vetëm 7 nga 2.000, janë të shkallës së rëndë, të cilat kërkojnë trajtim mjekësor. Nëse një gjendje e tillë është edhe te ju, atëherë duhet ti drejtoheni mjekut-gjinekologut tuaj. 05/2012


