Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Makthet (ëndërrat e frikëshme tek fëmijët)

Mankthet janë ëndrra të frikëshme që fëmijëve u ndodh më shpesh t`i shohin ndaj mëngjesit

Mami ndihme! Eshte nje monster poshte krevatit... “Dhe nuk mjafton te thuash eja te shohim sebashku poshte krevatit, sepse nuk ka asgje nen te! “ Nje nate e frikesuar nga monstri zgjon tashme gjithe familjen.

Testoni me ne te gjithe mekanizmat e manktheve dhe te zhvillimit te tyre per te mesuar se si mund ta ndohmoni femijen tuaj te ndihet me mire. Meso te njohesh terroret e nates, ne menyre qe te dish te reagosh kur ato shfaqen. Mankthet jane endrra te frkshme qe femijeve u ndodh me shpesh t`i shohin ndaj mengjesit. Kur femija eshte ne fazen e gjumit paradoksal, trupi eshte i ngrire, i palevizshem, por truri eshte ai qe punon me intensivitet. Eshte pikerish kjo faza ne te cilen shihen endrrat. Te lirohesh nga tensioni dhe konflikti. Femijet jane nje nje faze evolucioni psikologjik dhe rritje celebrale.

Mankthet edhe pse i frikesojne, jane shume te rendesishem per femijet, sepse lejojne te evakuohen konfliktet e dites ose tensionet. Per shembull, ne fazen e kompleksit edipik, femija mund te enderroje qe nena ose babai i tij, sulmohet dhe haet nga nje monster, deshire e shprehive simbolike te femijes, per deshiren per te pare te zhduket njeri ose te dy prinderit…

Cfare jane Ankthet? Nje pasazh oblogator Endrrat e keqija shprehin edhe ndjenjat e fajit qe vjen nga ndjenja, impulse negative (xhelozia ne marrdheniet vllazerore, apo kunder atyre prinderore), ose si frika e braktisjes, e cila eshte dhe me e shpeshta tek femijet. Fale manktheve femija asimilon disa te dhena te veshtira, si ecja, gjuha, ditet e para te shkolles…Prinderit nuk duhet te alarmohen nese femijet e tyre shohin keto lloj endrrash ne kete faze te jetes. Cfare ndodh? Femija therret me ze te larte, qan dhe zgjohet.

Duke e perkedhelur dhe duke folur, femija nis te rimarre kontaktin me realitetin dhe do te flere serisht dhe pak a shume shpejt dhe lehtesisht. Pas nje mankthi femija ehste ne gjendje te tregoje endrren e tij, ose te pakten te shpjegoje ndjesite qe i ka lene endrra e keqe. ("pata shume frike, ishte nje ujk, ishte nje erresire e madhe...").

Te gjesh arsyet Vezhgo me kujdes: Ankthet verifikohen cdo nate? Gjumi i femijes eshte vertete i alternuar? Nese keto shenja zgjasin me shume se 10 dite, kerkoji ndihme dhe keshille mjekut perkates. Ekziston nje problem familjar, dicka qe e shqeteson, apo dicka qe ai nuk arrin ta shprehi dhe e turbullon ate gjate nate, duke i`u manifestuar ne enderr, e me sakte ne nje mankth. Kete situate mund t`ju ndihmoje ta zhbllokoni nje pediatre, duke folur me femijen tuaj. Nese gjerat nuk ndryshojne ose uk permiresohen, atehere eshte mire qe te nderhyni me nje psikolog qe do te ndihmoje femijen tuaj dhe t`i jape keshilla te vlefshme. Mos e nenvleresoni situaten duke u shtirur sikur nuk ka asgje, sepse ne kete menyre rrezikon ta rendosh ate.

Cfare te besh? Siguro femijen tend duke i dhene zemer, duke e ngushelluar, duke e perqafuar dhe duke i folur butesisht. Mos harroni se eshe femijet e vegjel fare mund te kene ankthe. Nese eshte e mundur mos ee ndizni driten, per te mos e zgjuar plotesisht femijen dhe ta ndaloni keshtu qe te rifleje shpejt. Lini hapur nje drite jo te drejtperdsrejte, te koridorit per shembull. Mos jipni shpjegime te komplikuara, mos filloni te kerkoni ne te gjithe dhome per ta qetesuar se aty nuk ka asnje monster apo ujk!

- Diten me pas, nese femija eshte i madh mjaftueshem, kerkoji te te tregoje ankthin qe ka pare. Jane gjeste te thjeshta qe i lejojne femijes te shfryje ankthet e tij dhe te mbaje distance nga frika e provokuar nga ankthi. - Shpjegoi se monstrat qe dolen ne enderr nuk ekzistojne ne te vertete dhe jane vetem frut i imagjinates sse tij, keshtu qe nuk mund ta lendojne. Po nese yt bir te pergjigjet: "Po”, une e pash qe ishte i vertete, por endrrat nuk e dine", Sugjeroi t`u thote endrrave, nese kthehen se jane fallso dhe jo te vertete! - Provo metoden indiane te kapesit te manktheve. Vendosni ne deren e dhomes se femijes nje rrjete te dekoruar me pupla dhe perla. Dhe duke hyre ketu endrrat do ti kape rrjeta!

- Fol me femijen tend (kjo eshte padyshim gjeja me e rendesishme) sesa ajo qe e shqeteson. Lere te shfryhet. - Ne pergjithesi tregoji vemendje dhe degjoje deri ne fund. Femija keshtu do te ndihet i dashur dhe i respektuar. Keshtu qe eshe periudha e manktheve do te jete e shkurter, por nuk eshte e thene qe te mos kthehet. Terroret e nates Femija ne kete rast, therret me ze te larte, flet, eshte i frikesuar, i tensionuar dhe kerkon te arratiset nga dicka. Djeresitet dhe i ka syte e zgurdulluar, por nuk te sheh. Mund te degjoje dhe te ndjeje, por eshte ende ne gjume. Edhe disa minuta pas zgjimit femija percepton figurat dhe ndjesine e mankthit, per kete arsye e ka te veshtire t`i kthehet normalitetit dhe mund te mos flere me.

Terroret e nates godasin femijet, por ato mund te jene prezent edhe tek te rrtiurit. Terroret e nates varen edhe nga zhvillimi mendor i nje femije. Keto simptoma jane te ngjashme me ato te sonambulizmit qe verifikohen edhe ne femije te tjere. Ne fakt vetem nje pjese e trurit eshte zgjuar, ndersa gjumi vazhdon duke trembur keshtu edhe prinderit. Si te reagojme? Me qetesi dhe butesi. Ndonjehere ne keto raste mjafton vetem nje kontakt fizik apo nje perkedhelje femijes. Rri prane tij derisa te ndjesh qe frymemarrja e tij eshte rikthyer ne normalitet dhe me pas ta zere gjumi. Mos u shqeteso Gati gjithmone terroret e nates vijne ne zhdukje me rritjen e femijes sepse atehere femija perfiton nje rritje celebrale dhe neurologjike me te madhe. Jini te kijdesshem qe femija juaj te fleje heret dhe ne te njejten ore cdo nate. 11/2011

(15 vite më parë)
te faleminderit Dita,shpresoj se do jene te dobishme per ne nenat e reja.klm edhe ti e shpresoj se do sjellesh akoma tema te reja ne kete rubrike
Dita Rrustemi (15 vite më parë)
ju uroj e dashur per temen njekohsisht suksese gezohem qe po shohe tema edhenga nenat tjera jeni shum te mira klm

/komuniteti