Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Mesojini femijet me pune!

Mesimi i femijeve me pune. Ne prinderit shume here, padashje nuk e kuptojme se duke mos i mesuar femijet qe te punojne, ju “vjedhim” atyre nje bekim shume te madh, qe ka pasoja afatgjata.

Une nuk po them qe ti marrim femijet e ti nxjerrim ne rruge te punojne, por po te mendojme me kujdes ka shume pune te pershtatshme per moshen e tyre, te cilat pervecse zgjojne nje interes te ri tek femijet, i ndihmojne ata te zgjerojne diapazonin e aftesive te tyre.

Nje femije nje vjec e gjysem apo dy, nese mesohet qe ti vendose lodrat ne kosh apo sirtar, pasi ka mbaruar lojen, do ta pelqeje kete gje dhe pas njefare kohe do ti vendose vete lodrat ne vend, edhe nese ju nuk ja kerkoni.

Mos prisni qe femijet te kene te njejten ndjesi per rregullin dhe rremujen ashtu sikunder ne. Keto jane disa disiplina te cilat, vetem ne mund t’ua mesojme.

1. Pas lojes, merrni nje loder dhe tregojini femijes me fjale dhe veprime qe tani mami do ta vendose lodren brenda ne kosh.

2. Jepini nje loder femijes ne dore dhe shoqerojeni me doren tuaj qe te afrohet deri tek koshi dhe ta vendose aty lodren me kujdes.

3. Perfitoni nga ky rast qe te vazhdoni procesin mesimor me femijen tuaj; psh vendose topin e kuq ne kosh apo kubin blu me arushe ne kosh.

4. Emertoni sendet dhe lodrat pa u lodhur, pasi femija eshte ne nje proces nxeniejeje te vazhdueshem dhe cdo detaj e ndihmon qe te degjoje, te mesoje e me pas te flase fjale te reja.

5. Pasurojeni fjalorin e femijes tuaj dhe madje sajoni lojera per lodra te ndryshme, sepse femijeve ju pelqejne shume.

6. Nese femija derdh lengun apo qumeshtin diku neper shtepi, mos i bertisni, por me ze te qete qortojeni; Jooo, zemer. Shiko si u derdh lengu ketu! Eja ta pastrojme bashke!”

7. Merreni femijen perdore dhe filloni te pastroni se bashku lengun e derdhur. Pastaj jepini nje lecke te paster, te lagur me uje (jo solucione e kimikate) e te shtrydhur mire dhe lereni qe t’ja jape “llustren” e fundit vete pa doren tuaj. Keshtu do te mesoje pergjegjshmerine dhe sesi te pastroje rremujen qe shkakton vete.

8. Kini parasysh qe po beni nje investim afatgjate!!

9. Ne mengjes pasi e zhvishni femijen nga pizhamet, mesojeni qe te palose se bashku me ju rrobat e hequra.

10. Perseritja eshte nje proces qe do te zgjase per ca kohe:-) Kini durim!!!

11. Kur lani enet, jepini femijes tuaj pjaten e tij plastike qe ta fshije me pecete e ta vendose mbi tryeze. Kjo gje do ta kenaqe e do ta ndihmoje qe te fitoje nje ndjenje te re vetebesimi dhe njekohesisht permes ketij procesi do te vere ne pune muskuj te ndryshem e do te zhvilloje aftesite e tij psiko-motorike.

12. Mos beni dallim midis femijeve djem dhe vajza!!! Mesojini njesoj qe te punojne!

13. Femijet e kesaj moshe mund te ujisin lulet se bashku me ju. Blijuni nje ujitese te vogel dhe mesojini qe lulet kane nevoje te pijne uje.

14. Perfitoni nga cdo rast per te emertuar sende, objekte, gjallesa, ngjyra, numra, aroma etj.

15. femijeve ju pelqen shume qe te fshijne objektet. Jepini nje lecke pambuku e mesojini qe te pastrojne mobiljet. Ju lutem sigurohuni qe te mos jene mobilje me cepa te mprehte e me detaje qelqi, pasi jane shume te rrezikshme per femijet.

16. Pastrimi i lodrave eshte nje superpune per femijet. Lodrat plastike te vendosura ne nje ene me uje te vaket e shkume sapuni jane “gallate e madhe” per ta. Mesojini ti ferkojne mire me nje sfungjer te vogel e shplajini se bashku me uje te rrjedhshem. Me pas lerini femijet ti thajne me nje peshqir te paster.

17. Femijet mund te ndihmojne edhe ne “gatim”. Lerini te hedhin ne tas, miellin e kekut qe ju e keni hedhur me pare ne enen matese. Jepuni rrahese e dores se vezeve qe te perziejne vezet e kekut, etj.

18. Puna ime e preferuar eshte pastrimi dhe kujdesi per librat. Me nje cope te thate mesojini femijet qe te pastrojne kapaket e librave te tyre.

19. Femijet mund te vendosin ne vend kepucet e tyre dhe madje mund te ndihmojne qe ti bejne nje surprize rregullimi dikujt tjeter ne familje.

20. Inkurajojeni dhe mesojeni qe tu sherbeje edhe te tjereve dhe shpjegojani qe do te rregulloni psh shapkat e motres dhe motra do te gezoje.

21. Ne fund te cdo pune lavderojini femijet dhe duartrokitini.

22. Femija mund t’ju ndihmoje duke mbajtur dicka nga gjerat qe keni blere ne dyqan.

23. Perdorni imagjinaten dhe zemren tuaj cdo dite:-) Keto jane dy dhurata te mrekullueshme nga Zoti yne per secilin prej nesh. Mos hezitoni ti perdorni. 02/2014

Nefisa E
Meri H. (12 vite më parë)
Une cdohere e porosis djalin per naj pune te vogel,,shembull mam jep kremen ne gjep te krevetit,,,e pune tjera te vogla...
Coco Chanel (12 vite më parë)
:) shume e bukur kjo :)))

/komuniteti