Maskat e kombinuara me algat e Detit të Vdekur janë mjaft efektive, sepse bëjnë daljen e ujërave të tepërta që ndodhen në trup dhe i japin lëkurës kripërat minerale që i nevojiten Maskat e kombinuara me algat e Detit të Vdekur janë mjaft efektive, sepse bëjnë daljen e ujërave të tepërta që ndodhen në trup dhe i japin lëkurës kripërat minerale që i nevojiten.
Mbas lindjes problemi që ndeshin më shumë femrat është mbipesha, kilet e tepërta të marra gjatë shtatzënisë. Kjo mbipeshë depozitohet kryesisht tek pjesa e barkut, në pjesën e ijeve dhe të kofshës. Për të luftuar këtë problem mjekja estetiste Lida Hoxha, duke folur për gazetën “standard” ka dhënë disa këshilla për të zgjidhur këtë problem.
“Të gjitha femrat do të dëshironin që si me magji t’u kthehej trupi ashtu siç ishte para lindjes dhe ato që e kanë lindjen për herë të parë dhe ato që e kanë për të disatën herë. Për këtë problem ekziston zgjidhja si fillim problemi fillon nga mbipesha në kuptimin sesa kile ka marrë femra gjatë shtatzënisë”, – thekson estetistja.
Ka disa femra që janë shumë të kujdesshme gjatë shtatzënisë dhe mbipesha e tyre është e vogël pra në kushte normale. Pra, kjo mbipeshë brenda normave mund të jetë nga 5-7 kg, do të thotë që kjo masë nuk është vetëm dhjamë por dhe një masë ujërash fiziologjike, qeliza yndyrore që janë krijuar gjatë kohës së shtatzënisë kur femra nuk ka ecur aq sa duhet dhe kjo është një peshë që vetëm pas kohës që fëmija ka lindur dhe nëna do ta ushqej atë me gji, mund të humbet.
Një gjë e tillë ndodh, sepse gruaja do të ketë një jetë më intensive pas shtatzënisë kjo çon në rikup! erimin e kësaj peshe trupore. Po kështu estetistja shton: “Përveç rikuperimit natyral kjo mbipeshë mund të rikuperohet me kremra dhe vajra esencial të cilat femrat mund ti përdorin në kushtet e shtëpisë, në intervalin e kohës që bebi fle.
Këto maska janë kryesisht maska të kombinuara me alga detit të vdekur, ky produkt është shumë efektiv pasi bën daljen e ujërave të tepërta që ndodhen në trupin tonë dhe fut kripërat minerale të domosdoshme për një hidratim të thellë të lëkurës. Së bashku me këto baltëra për të humbur kilet e tepërta femrat mund të përdorin dhe kremra të ndryshëm të cilët janë për të bërë hidratim të thellë të lëkurës dhe për ta kthyer lëkurën në gjendjen e mëparshme, qoftë për elasticitetin e lëkurës qoftë për një pamje më të bukur”.
Etapat e rënies në peshë Në etapën e parë bëjmë përgatitjen e trupit, qoftë në mënyrën sesi ushqehet, qoftë dhe përgatitje psikologjike. Po kështu, femra duhet të kuptoj se tashmë i duhet një sforco për ti hequr këto 30 kg dhe kjo do të jetë një rrugë disi e gjatë por me një rezultat të shkëlqyer”, – thekson estetistja. Këto kilogramë do të hiqen në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme n.q.s. personi vetë i shpërndanë “detyrat” e veta për në një hark kohor një vjeçarë.
Kushdo që këshillon që një 30 kg mund të hiqet menjëherë në muajin e parë apo të dytë ndërkohë që gruaja është duke ushqyer me gji fëmijën do të bënte një gabim të madh pasi kjo gjë do të ishte e rrezikshme për shëndetin e femrës si dhe për fëmijën. Një gruaje pas lindjes mund t’i sugjerohet një dietë e caktuar, e cila nuk presupozon që ajo do të rrijë pa ngrënë, por duhet të hajë sa më shumë supëra, perime, sallata dhe të pijë shumë ujë.! Të mos harrojë që uji është çelësi magjik për të rënë në peshë dhe për të pasur një lëkurë të bukur, sepse është e rëndësishme që edhe pas rënies në peshë lëkura do te jetë e bukur dhe e hidratuar.
Etapa e dytë Në këtë etapë femra do të ndihej edhe gati për të rënë në peshë sepse gjatë kësaj kohe ajo jep gji fëmijës, mund të fillojë me ca kremra dhe baltëra që quhen algat e Detit të Vdekur, këtë gjë ajo mund ta bëjë shumë lehtë në shtëpi. Rëniet e para janë kryesisht 300-500 gr si fillim. Etapa e tretë Është drejtimi në një qendër estetike, në një qendër të specializuar, kjo rënie në peshë mund të bëhet me aparatura më të sofistikuara. Etapa e katërt Kjo etapë është kur femrat kanë kaluar 1 vite pas lindjes dhe ndihen të forta fizikisht dhe kanë akoma dëshirën për t’i humbur kilet e tepërta. Për t’i humbur këto kile ekziston edhe lipoaspiracioni, kjo është një nga metodat më të suksesshme sot botë. Kjo etapë ka të bëjë me heqjen e dhjamit në zonën ku është akumuluar dhe kjo ndodh kryesisht në zonën e barkut.
Ky dhjamë mund të hiqet në mënyrë shumë të shpejtë dhe pa asnjë efekt anësor. Lipoaspracoconi është shumë i suksesshëm. Aparaturat Shumë njerëz mendojnë se aparaturat e përdorura në qendra të ndryshme estetike kanë efekte ansore dhe kjo ndoshta është një ndër faktorët që nuk shkojnë për trajtime në to. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje mjekja e specializuar në fushën e estetikës Lida Hoxha shprehet: “Nuk japin asnjë efekt anësor, sepse rënia bëhet me saunat, ku baza e përdorimit të tyre bëhet në një temperaturë të lartë por të durueshme nga trupi i njeriut. Këto aparatura shoqërohen gjithmonë me kremra dhe vajra esencial dhe algat e detit të vdekur. Pra e gjithë lëkura është e mbuluar me këtë shtresë mbrojtëse dhe shoqërohet me parimin bazë të shkëmbimit, lëkura nxjerr toksinat jashtë dhe merr produktet që i duhen. Pra është një procedurë e shëndetshme dhe e pranueshme për lëkurën”.
Pas operacionit ndërkohë, pyetjes nëse mund të fitohen kilogramë pas operacionit, përgjigjja është jo. Estetistja e argumenton në këtë mënyrë: Për këtë arsye bëhet një anamnezë familjare dhe e vetë personit nga mjeku specialist. Nuk ekziston mundësia e marrjes përsëri të këtyre kileve por në mjekësi ekziston një shprehje “50% e ka në dorë mjeku dhe 50% pacienti”. Ekzistojnë rregulla për të mirëmbajtur trupin jo vetëm për personin që ka kryer operacionin por edhe për individët e tjerë. Rregulli numër një është që personi të bëj shumë lëvizje, të pijë ujë, mos pijë cigare, të mos abuzoj me ushqimin. 2-3 javë pasi pacientit i është bërë ndërhyrja, të mbajë një korse në zonën e ndërhyrjes dhe pas kësaj personi mund të bëjë palestër./ikub/ 11/2011


