Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Mishi i kuq dhe peshku pakësojnë te qarat e fëmijëve te porsalindur

Nenat e reja qe konsumojnë mish te kuq dhe peshk përgjatë shtatzanisë se tyre kane me shume shanse te lindin një fëmijë qe qan me pak se te tjerët.

E gjithë kjo ka lidhje me vitamina B12 qe ndodhet tek këto produkte. Ato nena qe e marrin qe tre muajt e pare te shatatzanise këtë lloj vitamine kane me pak mundësi te lindin një fëmijë qe qan shume sesa ato qe nuk kane konsumuar. Ky studim është publikuar nga gazeta “Early Human Development”. Janë marre ne studim rreth 3000 gra shtatzana te cilave ju janë marre kampione gjaku qe tre muajt e pare për te pare sasinë e vitaminës B12.

Me pas kur ato te lindnin duhet te numëronin herët e te qarave te fëmijës gjate ditës dhe kohëzgjatjen e një te qare. Rezultatet treguan se vërtet vitamina B12 ndikonte tek te qarat e bebit.

Vitamina B12 lidhet me trurin bebit

Por si ka mundësi qe kjo vitamine te ndikoje tek te qarat e fëmijës? Shkencëtaret thonë se mungesa e saj mund te preke një shtrese, mielinen, e cila rrethon dhe mbron qelizat nervore te trurit. Mungese e saj, sipas shkencëtareve mund te provokoje njëfarë irritimi, nervozizmi tek fëmijët. Për këtë arsye ata qajnë me shume.

Një tjetër hipoteze është se mungesa e vitaminës B12 i bën bebat te kenë një sistem nervor me pak te zhvilluar, çka mund te ndikoje tek hormoni qe i ndihmon ata te flenë.

Ne një gjë te gjithë shkencëtaret bien dakord: mënyra sesi nena ushqehet gjate shtatzënisë influencon tek te qarat e fëmijëve. Konsumoni mish te kuq dhe peshk për te shmangur këtë situate qe te gjitha nenat i nervozon. 01/2014

Meri H. (13 vite më parë)
Paskan pas pune nenat qe paskan marr pejse ne eksperiment me jau numru te qarat e fmijve ne periudhen ma te vshtir.
(13 vite më parë)
sa interesante .kot sthon sa te rosh do mesosh:)))

/komuniteti