Sheqeri është “cigarja” e re. Kështu deklaron një grup mjekësh dhe kërkuesish britanikë, të cilët kanë nisur fushatën “Aksion për sheqerin” i cili kërkon nga industria uljen me 30% të përmbajtjes së sheqerit në produkte.
Por jo vetëm. Ata kërkojnë edhe ndalimin e reklamave të disa pijeve apo ushqimeve që janë bërë si një lloj “alkooli për fëmijët”, për efektet negative që kanë në shëndet.
Kështu, sipas studiuesve, mund të ulet me 5 vjet rritja e nivelit të obezitetit në vend. 03/2014

