Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Momentet prekëse të puthjes së fundit përpara mrekullisë

Ky është momenti kur britanikja Jennifer Lawson puth të bijën e saj, duke menduar se ajo do vdiste.

Mjekët i thanë se Alice, 14 muajshe, nuk kishte shanse të mbijetonte pasi ishte prekur rëndë nga meningjiti. Ajo ishte shtrirë në koma dhe merrte frymë me një ventilator.

Kështu që ajo u përgatit për të paimagjinueshmen: lamtumirën e fundit për vajzën e saj të vogël.

Puthiti buzët në ballin e saj të vogël dhe psherëtiu: Si mund të jetoj pa ty?

Mjekët kishin bërë gati edhe një listë me organe të vogëlushes, që do të dhuroheshin.

Por Alice nuk vdiq.

Kur i fikën pajisjen që e mbante me frymë, ajo nisi të merrte vetë frymë. Shpirti i saj thjesht nuk donte të largohej.

Një infermiere u afrua me shpejtësi pranë prindërve dhe u tha se ekipi i dhurimit të organeve po largohej pasi vajza po merrte frymë pa ventilim. Edhe pse u lumturuan shumë, sërish nuk e dinin nëse rreziku kishte kaluar.

Sot Alice është tre vjeç e gjysëm dhe jeton e lumtur me familjen e saj. Ajo nuk ka asnjë problem. 07/2012

 

Arta123

/komuniteti