Vezët janë të lira, të shëndetshme dhe të thjeshta për përgatitje, por gjatë verës megjithatë duhet të keni kujdes që ato të jenë të freskëta dhe të shëndetshme.
Ua sjellim disa këshilla lidhur me ruajtjen, pastrimin dhe përgatitjen e tyre. Para se t’i blini ato, hapeni ambalazhin e kartonit dhe kontrolloni nëse janë të ndotura dhe të tëra. Në frigorifer mbani në ambalazhin origjinal të tyre.
Ruani në njërin nga raftet e frigoriferit, ku është më ftohtë, e jo në derë të tij, ku më së shpeshti gjenden vendet e caktuara për vezë dhe ku temperatura është më e lartë se në cilindo raft tjetër. 05/2012

