T’u japësh lodrat fëmijëve dhe t’u thuash të shkojnë të luajnë në dhomën e tyre është një qëndrim i gabuar. Me lodrën fëmija mëson të luajë, të ndajë me të tjerët dhe të thurë lojën.
Për këtë arsye nënat dhe baballarët duhet të ulen e luajnë me fëmijët e tyre herë pas here. Domosdoshmëria themelore e një fëmije është dashuria e nënës dhe babait, më pas vjen loja.
Ashtu si të rriturit janë të zënë me një punë të caktuara, edhe fëmijët janë të zënë me lojën. Ne si prindër mendojmë se fëmija mund të luajë vetëm, pa e ndihmuar. I themi “merri lodrat” dhe e lëmë të luajë vetëm. Në shumicën e rasteve e shohim si një mundësi për të plotësuar punët tona të papërfunduara.
Por një sjellje e tillë është shumë e gabuar. Nëna dhe babai duhet të jenë pjesë e lojës dhe të luajnë me fëmijën. Specialistët mendojnë se me anë të lojës prindi mund të njohë më mirë fëmijën dhe të forcojë marrëdhënien, lidhjen mes tyre. Krahas kësaj, një lojë e luajtur bashkë me prindërit forcon imagjinatën e fëmijës.
Duke pohuar se gjatë lojës fëmija ndjen gëzim dhe emocionohet, specialistët theksojnë se loja zhvillon aftësinë e vendimmarrjes, imitimit dhe imagjinatës së fëmijës dhe mundëson prezantimin e prindit tek fëmija. Qëndrimi vazhdimisht vetëm i fëmijës dhe mospërfshirja e prindërve në lojë, është një qëndrim shumë i gabuar.
Loja e luajtur së bashku është një fushë sociale ku forcohen marrëdhëniet dhe ku nëna e babai njohin më mire fëmijën e tyre. Por përsëri nuk duhet të nënvlerësojmë edhe faktin se fëmija ndonjëherë duhet të luajë vetëm. Përqendroni interesin e tij në diçka tjetër, nëse thyen lodrat. 02/2012


