Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Mrekulli në Brazil, mbijeton foshnja 350 gramëshe

Këmba e Karolina Terzis, bebes e cila mrekullisht mbijetoi pasi u lind katër muaj para afatit, duket fare e vockël mbi pëllëmbën e një të rrituri.

Bebja e imët mendohet të jetë foshnja më e vogël që mbijeton në Brazil. Ajo peshon pak më shumë se 350 gramë dhe është vetëm 27 centimetra e gjatë.

E ëma Aleksandra, 32 vjeç, e cila lindi në nëntor pas pesë muajsh shtatzënie e pasi pati kriza dhe simptoma eklampsie, e mori vogëlushen e vet në shtëpi për herë të parë këtë javë.

Karolina shpëtoi për mrekulli me ndihmën e mjekëve në spitalin “Vila da serra”, pranë Nova limës në shtetin e Minas gerais.

Në vitin 2010, Amelia hop Burden dhe i vëllai Artur u bënë binjakët prematurë më të hershëm që mbijetuan në Britaninë e madhe. Amelia hop lindi pas vetëm 23 javësh e 2 ditësh shtatzëni dhe peshonte vetëm 450. Arturi lindi pas 24 javësh shtatzënie dhe peshonte diçka më tepër. 05/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti