Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Mungesa e hekurit ngadaleson trurin

E shfaqur me shume tek femijet mes moshes 6-36 muajsh mungesa e hekurit behet shkak i prishjes se zhvillimit social duke ngadalesuar zhvillimin e trurit dhe ate fizik. Nderkohe qe dihet se mungesa e hekurit ndikon negativisht ne zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonese i saj sjell humbje te parivokueshme.

Vecanerisht periudha mes 0-3 vjec , ku zhvillimi merr hov dhe ku i kushtohet shume rendesi ushqyerjes, zhvillimit fizik dhe mendor te femijes. Truri eshte nje zone shume e ndjeshme ndaj mungeses se hekurit. Ushqimi me i mire qe mund t’i jepet femijes gjate 6 muajve te pare eshte qumeshti i nenes.

Hekuri i depozituar dhe i marre nga nena gjate 6 muajve te pare eshte mese i mjaftueshem. Por nese pas 6 muajve te pare qumeshti i nenes eshte i pamjaftueshem atehere femijes mund t’i jepen ushqime te posacme per femije te pasura me hekur (mish, veze etj).

Duhet qendruar larg produkteve te cilat e shendoshin femijen si mielli i orizit, biskotat dhe nuk duhet harruar se qumeshti i lopes nuk keshillohet para moshes 1 vjec per shkak te sasise se paket te hekurit qe permban.

Anemia e mungeses se hekurit e shfaqur ne vitet e para te femijerise mund te behet shkak per uljen e performances ne mesime tek femijet e grupmoshes 11-14 vjec. Femijet te cilet shfaqin mungese hekuri deri ne moshen 2 vjec kane nje zhvillim te ulet fizik dhe mendor. Edhe nese me pas mund te marrin hekur shtese kjo humbje nuk mund te kompensohet. 04/2013

Dita Rrustemi

/komuniteti