Ndryshimi i vazhdueshëm i temperaturave të stinës ndikon në sëmurjen e shpeshtë të fëmijëve të vegjël. Muajt e fundit shohim një rritje të numrit të rasteve të fëmijëve të sëmurë që paraqesin shenja si kollë, rrjedhje hundësh, të vjella dhe probleme të rrugëve të sipërme respiratore.
Duke këshilluar prindërit të përkujdesen mirë për fëmijët e tyre specialistët theksojnë se me anë të disa masave parandaluese që mund të merren në shtëpi mund t’i mbrojnë fëmijët nga sëmundjet.
Nëse fëmija ka temperaturë të lartë që nuk i ulet, probleme në rrugët e frymëmarrjes, nuk ushqehet mirë dhe nuk ka oreks atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek mjeku.
Njomja e ambientit të shtëpisë, larja e duarve, përdorimi i maskës, mos pirja e cigares në ambiente të mbyllura, ushqyerja me gji, mos futja e fëmijës në ambiente me shumë njerëz dhe vaksinimi i rregullt i fëmijëve do t’i mbrojnë nga sëmundjet e shpeshta, janë disa nga masat që duhet të ndërmarrin prindërit. 02/2012


