Një studimi i publikuar në një revistë kanadeze sqaron teorinë sipas së cilës mungesa e kontaktit me personat e moshuar mund të nxisë krijimin e pasqyrës kulturore negative për personat e moshuar.
Shkencëtarët kanadezë pohojnë se takimi dhe qëndrimi me e gjyshen iu ndihmon fëmijëve që të mos ndërtojnë stereotipa negativë për personat e moshuar.
Autorët e studimit nga Universiteti Alberta në Edmonton, pohojnë se fëmijët që nga momenti kur fillojnë të flasin kanë besim të madh te personat e moshuar. Duke analizuar kontaktet dhe reagimet e fëmijëve ndaj të moshuarve, ekspertët kanë vërtetuar se sa më shumë që fëmijët shoqërohen me të moshuar aq më shumë botëkuptime pozitive kanë për ta, dhe e kundërta.
Autorët e këtij studimi pohojnë se ekzistimi i bindjes negative për të moshuarit në fëmijëri, ndikon dëmshëm në kulturën e fëmijës në jetën e mëvonshme.
Ndërsa socilogët pohjne këtë studim por shtojnë se qëndrimi i fëmijvë më gjyshrit ndikon pozitivisht tek ta pasi i bënë njerëz më të dashur me botën që i rrethon. Mardhënia gjysh-nip apo gjyshe-mbes është një nga mardhëniet më të shkëlqyera qe ndikon në direct në psikologjinë e fëmijës. 05/2012


