Çka duhet të bëjë babai, për një zhvillim të shëndosh të fëmiut? Nuk ka kohë më shumë se sa të punoj në punën e tij? Atëherë ja 4 këshilla për baballarët që dëshirojnë të ndihmojnë në zhvillimin normal të fëmiut të tyre, njëkohësishtë pa i marrë shumë kohë!
1. Merrni pjesë edhe ju në kujdesin ndaj fëmiut tuaj
Sipas shumë hulumtuesve shkencore, prezencën e babait femiu e vëren edhe sa është në barkun e nënës. Poashtu pas ardhjes në këtë botë, ndjen prezencën e babait të vet, sidomos në rastet kur nëna lind me prerje sezariane, ai që do e kap i pari fëmiun është babai. Kështu afërsia bëhet më e madhe kur babai vazhdon duke e mbajtur në krah, duke biseduar duke e ushqyer, duke e pastruar,etj. Ky kujdes nga ana e babait do të ndikoj pozitivishtë në zhvillimin e shëndosh të tij njëkohësishtë babai do të jetë më i çliruar nga streset e ditës pra do të jetë më i qetë shpirtërishtë dhe më i lumturë!
2. Lozni me fëmiun tuaj
Për një dialog më të mirëfilltë me fëmiun tuaj duhet të luani me të,qoftë djalë apo vajzë. Lojrat na ndihmojnë që të afrohemi me ta, të hyjmë në botën e tyre, ta njohim personalitetin e tyre, si dhe të heqim stresin tonë të përditshmërisë.
Babai gjithmone duhet te ndaje një kohë që të luaje me fëmijët e tij, dhe asnjëherë nuk duhet te ankohet se nuk ka kohë!
3. Lexoj libra fëmiut tuaj
Duke filluar nga mosha 1 vjeqare filloni ti lexoni libra adekuate për moshën e tij. Leximi është shumë i dobishëm për një zhvillim të shëndosh dhe për një afërsi të ngrohtë mes fëmiut dhe babait. Kur të rritet paksa është shumë e dobishme të zgjedhni së bashku librin apo ndonjë tregim që do ta lexoni. Kjo i jep vetëbesim dhe vetëvleresim fëmiut tuaj dhe bënë që raportet tuaja të bëhen edhe më të ngrohta.
4. Ndihmoni në detyrat e shtëpisë
Argëtimi dhe afërsia me fëmiun nuk duhet të bëhet pengesë në disiplinën e tyre. Babai përkrahë tolerancës duhet të jetë edhe i vendosur fort lidhur me obligimet që i ka fëmiu ndaj shkollës së tij. Edhe pse nëna është ajo që kujdeset më shumë me detyrat dhe aftësimin e fëmiut mirëpo përkundër kohës suaj shumë të ngjeshur dhe të ngarkuar prap duhet të ndani së paku 15 minuta në ditë për t’iu kontrolluar detyrat dhe për t’iu sqaruar disa gjëra. Në këtë mënyrë përveq uratave që do ti merrni nga bashkëshortja juaj, ju do të investoni në të ardhmen e fëmiut tuaj.
Ju tashmë keni një mik dhë një fëmijë të zhvilluar mirë duke praktikuar këto 4 këshilla!
/Mesazhi/Amina J.Murati/12/2013

