Ndryshimet që ndodhin tek prindërit me lindjen e fëmiut
Të gjitha problemet jashta fëmiut mbesin në rend të dytë. Dhimbjet e fëmiut i përjetoni sikur të jenë më të mëdha se të tyre.
-më në fund filloni ti kuptoni prindërit tuaj,
-filloni të vëreni që i keni anashkaluar personat që shoqëroheni,
-të gjitha problemet jashta fëmiut mbesin në rend të dytë,
-dhimbjet e fëmiut i përjetoni sikur të jenë më të mëdha se të tyre.
-fillon të ju thehet zemra më lehtë,
-çdo ditë kthehet në befasira të ndryshme,
-e shihni veten me habi se si gëzoheni pa masë kur shihni jashqitjen e fëmiut tuaj,
-habiteni se si ju qeshet kur ju urinon te trupi,
-filloni të kuptoni aftësin tuaj të imitimit,
-çuditeni se sa fjalë mund ti thoni vetëm për daljen e dhëmbit .
-kur e shihni një fëmijë duke u shkaravitur nëpër tokë, më nuk mendoni \\\" s\\\'po mund ta kontrolloj një fëmijë?\\\",por e shikoni me dhembshuri duke menduar \\\" ah sa shumë po të kuptoj\\\".
-sado që jeni të ngarkuara me punë ndani kohë që ta përqafoni fëmiun tuaj,
-mësoni se bërja e nje dushi të gjatë, tanimë është një luks.
-filloni të mundoheni ta ndryshoni botën për ta bërë më të pastër dhe më të përshtashëm për të jetuar.
-filloni të shoqëroheni më shumë me persona që kanë fëmijë .
-si turistët japonez, ju filloni që çdo hap të fëmiut ta fotografoni.
-më herët gjërat që kurr si keni vërejtur,si :gozhdat, qoshet me majë, gropat etj,filloni ti vëreni,
-mësoheni të fleni në dritë dhe të ulur duke e ushqyer me gji,
-dhe besa duke e përkundur tërë natën pa fjetur fare,
-kuptoni se bota nuk sillet vetëm rreth jush,
-ndjen sikur ke fuqin ta luash krejt botën nga vendi.
-çuditeni se sa shpesh ju vret ndërgjegja,
-i mësoni të gjithë personazhet e filmave ,
-filloni të frikesoheni më shumë nga njerëzit që nuk i njihni,
-kur udhëtoni me fëmiun ndjeni një frikë qe kurre s'e keni pasur më herët.
-në fund takoheni me një dashuri pa kushte,
-dhe pa dyshim fillloni të jeni më faleminderues që allahu ua mundesoi me e njoftë këtë dashuri! 12/2012


