Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Nëna masakron të birin, e kafshoi ndërsa i jepte gji

Një foshnje 8-muajshe i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme 90 goditjeve me gërshërë, shumica në fytyrë, nga nëna e tij.

I mituri Xiao Bao u gjet në një pellg gjaku më parë gjatë javës nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.

Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjen në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.

Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.

Megjithatë, në mënyrë të pabesushme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës. 

E vendosur në arrest, nëna rrëfeu në një komisariat policie se kishte masakruar të birin si ndëshkim, pasi ndërsa ishte duke e ushqyer me gji, ai e kishte kafshuar me dhëmbët e porsadalë.

Shpjegimi absurd ka bërë që të mblidhet një komision ekspertësh të psikiatrisë, ndërsa paradoksalisht, të afërmit tashmë shpresojnë që të vërtetohet se gruaja është e sëmurë mendësisht, pasi ndryshe askush nuk mund të kuptojë sjelljen mizore të saj ndaj të birit. 07/2013

Selma Dijar ♥♥♥
Sol Sol Mandei (13 vite më parë)
nuk mund te jete normale nena e ksaj foshnjeje,o zot cfare mankthi
Anaisi >> (13 vite më parë)
O zot si e ka katandisur te shkretin femij llahtar. U trondita ishkreti engjell i vogel
Suzana Atik Mziu (13 vite më parë)
o zooot u cmenda qa pash e cka lexova,...All-llah runa trurin e paster se paku kur jem afer femijeve tane o zot o zot cka jane keto sene me vjen me cajt kur e shoh me vemendje kete engjull te pafajshem ,....ufffff
Lenn Lenna (13 vite më parë)
Dy ditë nuk jam ardh në vete kur e kom lexu,jam trishtuu, po qaj kur po e sho at engjull te pa fajshem loqka vogel....zoti i denoft ata qe bojn keshtu...
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Nxncnccn spo muj me besu qka lexova pse ju fal zoti fmi ktyne njerzve
Dashuria Dashuri (13 vite më parë)
zoti na rujt aman qysh ka shpirt nana kshtu me ja bo evladit

/komuniteti