Obeziteti tek femijet po perhapet sa me shume. Si te bllokoni kete tendence ? Duke e parandaluar dhe mbi te gjitha duke i mesuar femijes konceptin ushqimore.
Te hane vetem i ndihmon te shendoshen me pak
Sipas nje studimi femijeve qe i jepet per te ngrene shendoshen me shume. Nese e lini te lire, dhe te behet pise , do te mesojme te kuptojme kur nuk kane me uri dhe sidomos te ndalohen ne momentin e sakte. Gjate kërkimeve i jane servirur pjata me makarona dhe djathe nga 100 deri 400 gram 63 femijeve midis moshes 3 -5 vjec. Femijet kane konsumuar vetem ato ushqime qe kane pasur nevoje, duke lene ne pjate ate te tepert. Studiuesit kane komentuar : “ Idea ishte qe femijet te seleksiononin vet vaktet e ushqimeve, se sa te shërbeheshin, kjo i lejon atyre te silleshin sikur te kishin nje moshe te madhe” . Ti vesh pergjegjshem te vegjlit, dhe ne kete rast, mund t’ju ndihmoje shume. Pra eshte mire qe te rritur te mesojne te ulen dhe te hane me femijet: duhet tolerance dhe durim , por me siguri eshte nje edukim qe ia vlen.
Kur sheben kirurgjia kunder obezitetit te femijes
Ne shume raste kemi thene qe eshte e rendezishme ti vendosni femijet ne diete , ne menyre korrekte dhe i ndjekur nga nje mjek. Ka raste kur nuk mund te pritet nje ndryshim ushqimore dhe stil jetese, sepse tashme situata eshte shume e rende. Pandaj ne keto raste eshte e nevojshme operacioni kirurgjikal. Te flasesh per kirurgji dhe per femije ben shume efekt : deri pak vite me përpara kjo teknike ishte vetem per te rritur , por tani eshte parashikuar dhe per adoleshentet. “ Topi intragastrik” eshte nje nga operacionet me te përdorura dhe parashikon pozicionimin e nje topi prej silikoni ne stomak te mbushur me 550/600 ml substance fiziologjike. Me kete lloj operacioni femija do te ndjej me pak uri dhe ka dhe si synim edukimin e tij derisa sa te kuptoj trupin dhe limitet e tija./ikub/07/2012/

