Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Për një fëmijë më të zgjuar

Vitet e para të jetës së njeriut janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin mendor. Është në dorën tuaj që duke u interesuar dhe kujdesur për fëmijën tuaj ta rrisni të zgjuar. Për këtë ju duhet vetëm pak durim dhe kohë. Për një fëmijë të vogël gjëja më e rëndësishme për zhvillimin e tij është kontakti me njerëzit. Ja disa gjëra që mund të bëni në këtë drejtim:

Krijoni kontakt me sy mes jush dhe bebit tuaj.

Flisni me të, shpjegojini diçka.

Jepini të pij. Dhënia e gjirit nuk është vetëm ushqim por dhe një mënyrë për të patur kontakt me sy dhe për të folur me të apo për ti kënduar atij.

Bëni disa mimika duke e bërë veten tuaj komik. Dijeni se edhe të porsalindurit dinë të imitojnë mimika.

Mundohuni ti tregoni veten në pasqyrë.

Guduliseni dhe bëheni të qesh.

Dilni të dy shëtitje. Shpjegojani ato që shihni dhe ato që ndjeni. Çojeni në park, në supermarket.

Këndojini. Mund të jetë edhe një këngë e shpikur.

Thuajani përpara se të bëni diçka ( p.sh tani do të fik dritën )

Lexojini libër. Mësojani emrat e sendeve dhe tregojini vizatime.

Lejojeni të preki tesha të ndryshme dhe të ndjej butësinë e sipërfaqen e tyre.

Lejojeni të preki ushqimet dhe ti marri ato në duart e tij.

Kur të filloj të zvarritet apo të eci, vendosini në tokë jastëk dhe rrethojeni ambientin e tij të lodrave.

Tregojini përralla.

Fikeni televizorin.

Gjatë banjos lejojeni të luaj me ujin dhe jepini një enë që ta mbushi e ta zbrasë vetë. 05/2012

/komuniteti