Gjithsecili nga ne ka atë botën e vet të vogël, ku jeton të mirat dhe të këqijat e jetës së tij. Kjo botë, ashtu siç mund të kthehet në një parajsë të vërtetë për çdo njeri, po ashtu mund të jetë edhe një kënd ferri që askush nuk dëshiron ta ketë. Ajo që është e vërtetë e pamohueshme, është se arkitektë të gjithë asaj që jetojmë, jemi vetë ne.
Lidhur me jetën në familje, ajo që na takon të gjithëve është se duhet të marrim mbi supe përgjegjësitë tona. Brenda gjirit të familjes, kurrsesi nuk mund të mendohet “Unë” dhe “Ti”, apo “E imja, e jotja”, por “Ne” dhe “E jona”. Secili nga bashkëshortët duhet me patjetër që dijë dhe zbatojë detyrat që i takojnë. Specialistët e kësaj fushe, psikologë dhe sociologë të ndryshëm, duke analizuar situatat në fjalë, kanë arritur bë përfundimin se ka disa kushte të cilat nëse pranohen dhe zbatohen në jetën në çift, lumturia dhe harmonia në familje duket të jenë të sigurta. Ato janë:
Qëndroni larg dhunës…
Dhuna është një ndër faktorët kryesorë që trondit themelet e institucionit “Familje”. Duke menduar se mbi 50 për qind e popullsisë globale e mendojnë jetën sipas rregullave që profetët kanë përcaktuar, psikologët theksojnë se tek asnjëri prej të dërguarve të Zotit nuk vihet re dhunë në familje apo kundrejt kushdo qoftë.
Një njeri besimtarë, sipas tyre duhet të ndihmojë bashkëshorten dhe të jetë një faktorë I rëndësishëm në përgatitjen e fëmijëve të tij. Ndarjet për një periudhë të shkurtër nga njëri tjetri, pra, qëndrimi larg njëri tjetrit për një kohë të shkurtër, shpesh herë bën që çifti të lidhet më shumë me njëri tjetrin. Por, nuk duhet harruar që edhe largimi nga shtëpia për një kohë të gjatë pa patur asnjë shkak, është një faktor negative për jetën në çift.
Përsëritjani shpesh bashkëshortit/bashkëshortes dashurinë që ndieni…
• Bashkëshortët duhet që në çdo rast ti shprehin dashurinë njëri tjetrit.
• Nuk duhet asnjëherë që të përfshihesh dhe ti dorëzohesh stresit: Shikoje jetën gjithmonë me shpresë dhe përpiqu të jesh i qeshur.
• Qëndroji larg kritikave fyese ndaj gabimeve të llojeve të ndryshme. Përpiqu të zgjedhësh gjuhën e duhur në komunikim.
• Lërë debatin në pikën që arrin. Mos përfshi në të edhe të shkuarën.
• Xhelozitë e tepërta janë djegëse. Shiko realitetin dhe mos u sill sipas atyre që mund të të vijnë në mendje pa saktësuar vërtetësinë e tyre.
Rregulloni hatërmbetjet …
• Për një bashkëjetesë të lumtur, duhet që partnerët të njohin mirë karakterin e njëri tjetrit.
• Kushdo qoftë, ish e dashura apo ish bashkëshorti/ja, ato nuk duhet risillen në qendër të debatit.
• Nuk duhet menduar kurrsesi një idealizëm perfekt. Secili duhet të jetë i vetëdijshëm, i natyrshëm në sjelljet e veta dhe nuk duhet të presë mrekullira nga personi përballë.
• Mos lejoni që mëritë të zgjasin për shumë kohë. Pajtohuni sa më shpejt të jetë e mundur.
Kujdes me besimin ndaj njëri tjetrit…
• Besoji bashkëshortit/es tënde dhe mbështete atë. Tregoji që i besoni atij/asaj.
• Nuk mjafton që për të qenë I lumtur duhet të gjesh një bashkëshort/te të mirë; edhe vetë duhet të jesh i tillë.
• Për te qenë I lumtur, ndonjëherë duhet të sakrifikosh edhe nga ato gjëra ndaj të cilave mund të jesh “I fiksuar”. Shpesh herë, ndoshta të duhet të tërhiqesh nga veset e tua.
• Të mirat që dëshiron për veten tënde, duaji edhe për partnerin tënd.
Gjithkush kërkon një bashkëshort/bashkëshorte ideale…
• Çdo burrë dëshiron që gruaja e tij të jetë më e mira, të jetë më e bukura, të rrezatojë si një diell etj. Të njëjtën gjë e kërkojnë edhe gratë gjithashtu. Kjo është një e drejtë për të cilën gjithkush duhet të përpiqet.
• Mos fajëso për çdo gjë bashkëshortin/en tënde. Analizo situatën qetësisht.
• Jeto me të sotmen. Mos rikujto ato që kanë ndodhur kohë më parë dhe mos vuajë për hallet që mund tju trokasin nesër në portën tënde. E nesërmja nuk është e sigurtë. Jeto sotmen dhe ji i lumtur.
• Beso dhe prano që akti i martesës është një premtim i shenjtë para Zotit. Mendohu mirë para se të hedhësh një hap të tillë.
Përpiqu të jesh shembull në familjen tënde …
• Trego sjellje shembull ndaj shokut/shoqes së jetës. Karakterin tënd të mirë, tregoje jo vetëm me fjalë, por edhe me sjellje.
• Ndodh ose jo, mos lejo që tu futen në mes të afërmit tuaj. Problemet familjare, përpiquni që ti zgjidhni vetë, pa ndërhyrjen e të tjerëve.
• Mos nxito të rregullosh gabimet e partnerit; ndoshta janë gabime që kërkojnë kohë për tu rregulluar. Mos zmadho gabime të vogla.
• Përpiqu tu qëndrosh larg temave që të çojnë në debat.
• Përpiqu që të gjesh kohë për të bërë punë bashkërisht me partnerin tënd. Kjo do të të ndihmojë të për tu afruar më shumë me njëri tjetrin.
Mos shfaq çdo problem që mund të kesh …
• Trego respekt ndaj të drejtave financiare.
• Përpiqu që problemet e jashtme të mos ia transmetosh të gjitha partnerit. Mundohu ti zgjidhësh vetë. Por, mos harro që të ndash me të çdo lajm të mirë.
• Diskutimet për çështje të caktuara janë shumë të rëndësishme në familje. Vendosni së bashku për probleme që mund t’u dalin.
E rëndësishme është zgjidhja, dhe jo problemi …
• Lumturia në çift bazohet jo në problemet që dalin, por në përpjekjet e përbashkëta për ti zgjidhur ato.
• Nuk do të ishte zgjidhje shmangia nga problemet apo braktisja e shtëpisë në një rast të tillë. Më e mira që mund të bëni, është të qetësoheni dhe të mendoni për atë që ka ndodhur.
• Gjatë një zënke që mund të keni, mos harro të kujtosh anët e mira që partneri jot ka. Kujtoji ato dhe përpiqu të qetësohesh.
• Mos harro, që plaga e pushkës mund të shërohet, por ajo e gjuhës jo.
Edhe debate ka kufirin e vet …
• Bashkëshortët duhet tu shmangen debateve më njëri tjetrin në praninë e të tjerëve, qofshin këto fëmijët apo të afërmit e tyre. Bashkëshortët duhet të pranojnë njëri tjetrin si njeriun më të afërt që kanë dhe nëse ndonjëri prej tyre ka ndonjë të metë, me gjuhën dhe metodën e duhur, tjetri duhet ta ndihmojë atë që ta kapërcejë.
Kujdes me zënkat dhe kritikat në syrin e fëmijëve, sepse fillimisht ata mësojnë gjithçka nga prindërit.
• Blini dhurata për njëri tjetrin. Kjo do të forcojë akoma më shumë lidhjen tuaj.
KUJDES! Mos u tërhiq në një cep të dhomës duke ndenjur me vetminë tënde!
• Në asnjë mënyrë nuk duhet të ulesh në një cep dhome i vetëm. Përpiqu ti kushtosh sa më shumë vëmendje bashkëshortit/bashkëshortes për sa kohë jeni në shtëpi.
• Një grua që punon, nuk duhet të harrojë që përgjegjësia kryesore e saj është familja. Asaj I duhet të ndajë përgjegjësitë e punës nga ato të familjes.
• Zonja e shtëpisë duhet të ketë kujdes kur vijnë për vizitë të afërmit e bashkëshortit. Ajo duhet ti presë me buzëqeshje dhe respekt. Kjo do të rris akoma më shumë dashurinë e bashkëshortit ndaj saj.
• Një kujdes të veçantë duhet të tregojë në sjelljet e saj kundrejt vjehrrës. Kujdes! Mos u fut në debat me të. Sillu me vjehrrën, ashtu siç dëshiron që në të ardhmen të sillet nusja me ty!
• Kujdes me marrëdhëniet me fqinjët. Ata janë shumë të rëndësishëm. Ndaj gëzimin dhe hidhërimin me ta! 05/2012

