Në kuadrin e luftës kundër obezitetit, bëhet e ditur se edhe fëmijët që nuk kanë mësuar të ecin akoma duhet të bëjnë ushtrime.
Autoritetet e shërbimeve shëndetësore të Anglisë publikuan listën e këshillave, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe luftimin e obezitetit, shëndoshjes së tepërt gjë e cila është kthyer në një epidemi në vend.
Në listë përfshihen dhe fëmijët nën moshën një vjeçare. Fëmijët nën moshën 5-vjeçare duhet të bëjnë të paktën 3 orë aktivitet fizik në ditë.
Duke pohuar se duhet minimizuar koha e qëndrimit para televizorit dhe në karrocë, autoritetet shëndetësore theksojnë se edhe fëmijët e porsalindur apo ato që nuk dinë të ecin, duhet të mbahen mbi bark, të luhet me ta ose të nxiten në aktivitete fizike si noti etj. me prindërit.
Obeziteti rrit edhe më shumë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit. Fëmijët duhet të nxiten në zhvillimin e ushtrimeve fizike sepse duke vepruar kështu parandalohet problemi i obezitetit kur të rriten. 02/2012


