Fjala pedofili vjen nga greqishtja “paidophilia”, Në vitin 1886, psikologu i famshëm Richard Von Kraff-Ebing e përkufizoi pedofilinë erotike, interes seksual, drejtuar ekskluzivisht fëmijëve para pubertetit, ose para adoleshencës, pra para zhvillimit seksual.
Sot, shumë psikiatri theksojnë se pedofilia është një orientim seksual i pandryshueshëm, i karakterizuar nga këmbëngulja dhe ndonjëherë tërheqja ekskluzive për fëmijët para pubertetit.
Kjo diagnose psikiatrike tregon vetëm tërheqjen seksuale: jo të gjithë pedofilët abuzojnë me fëmijët, madje shumë prej tyre janë në gjendje të kontrollojnë veprimet e tyre. Cili është ndryshimi ndërmjet atyre që abuzojnë me fëmijët dhe atyre që nuk abuzojnë?
Si bëhesh pedofil?
Psikiatrët tregojnë se kush e shndërron tërheqjen platonike në veprim kriminal ka edhe një formë sëmundjeje, shpeshherë të trashëguar, prekjen, që e bën pedofilinë një mendim fiks, të pakontrollueshëm. Me fjalë të tjera, pedofilia është forma më shkatërruese mes formave të ngacmimeve seksuale, si mania për tu dukur (ai që tregon organet gjenitale) mazokizmi, apo disa forma të ndryshme të seksualizmit të paarsyeshme dhe të pandalshme, të cilat mund të mblidhen me një fjalë të vetme “varësi seksuale”.
Janë hedhur hipoteza se në fëmijëri pedofilët kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale, por kjo ishte e vërtetë vetëm një në tre pedofilë. Më pas u mendua për një pengesë në zhvillimin e orientimit seksual, kur truri adoleshent maturohet dhe interesi seksual zhvendoset nga partneri në moshën e para pubertetit, tek ai pas moshës së pubertetit, me karakter të pjekur seksual. 0/2012


