Kanella, erz me një arome e cila nuk mund te ngatërrohet qe e gjejmë shpesh ne jete e përditshme, ne kuzhine por edhe ne kozmetike dhe detergjente, fsheh karakteristika te shëndetshme pas aromës se saj tipike.
Ajo qe jo te gjithë dine është ne fakt se kanella nuk është e mire vetëm për tu ngrënë por është dhe një produkt i pasur me antioksidante dhe me vlera antibakteriale dhe anti inflamatore, kështu qe është e përkryer për tu përdorur për shëndetin dhe për bukurinë tone. Për me tepër kanella stimulon sistemin imunitar dhe rezulton te jete një “ilaç” natyral kundër ftohjes, gripit dhe probleme intestinale fal aksionit te saj antimikrobik, ajo aktivizon qarkullimin e gjakut dhe ka veti antiseptike, stimuluese dhe digjestive. Për tu pire ne pije, e aplikuar ne lëkurë apo ne flokë si vaj ashtu dhe pluhur, por edhe për tu përtypur ne formën tipike te saj te shkopit, janë te shumte përdorimet qe mund te bëhen me këtë erz te veçante orientale.
Ne po ju sugjerojmë disa.
1- Dezinfektant për duart- Një studim ne 2009 ka treguar se e aplikuar drejt e ne duar, vaji i kanellës është një antibakter me te gjitha efekte.
2- Kurues për akne- Disa profesionist ne fushën sanitare mendojnë se vlerat antiseptike te kanellës mund te ndihmojnë për te luftuar bakteret qe shkaktojnë aknet.
3- Parfum freskues- Duke pare përdorimin e gjere te saj ne produkte te ndryshme, ju kujtojmë se kanella është një pije e shkëlqyer freskuese. Mund te thithet drejt nga shkopi ose te shkrihet ne pluhur ne çaj apo ne pijen qe preferoni. Ka nga ato qe e preferojnë edhe ne kafe.
4- Larës për flokët- Kanella reagon si eksfoliues natyral dhe bën te mundur qarkullimin e gjakut ne lëkurën e kokës, kanella mund te ndihmoje për te lare dhe ushqyer flokët. Përzieni një luge kanelle ne pluhur me dy luge mjaltë dhe katër luge vaj te ngrohte, masazhoni lëkurën e kokës me përbërjen, lëreni për 15 minuta dhe me pas shpëlajeni.
5- Scrub për trupin- Provoni te përzieni një tas vaj kokosi me dy sheqer, një luge kanelle dhe dy luge mjaltë, masazhojeni përbërjen ne te gjithë trupin për disa minuta dhe me pas shpëlajeni, do te shihni rezultatin. 01/2014

