Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Perfitimet nga uthulla e molles!

Perfitimet nga uthulla e molles:

Uthulla e mollës nuk i përket vetëm kuzhinës. Ajo mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë. Uthulla e mollës është e mirë për shëndetin dhe look-un tuaj. Ajo ndihmon tretjen e ushqimeve, tonifikon dhe zbardh lëkuren dhe u jep shkëlqim flokëve.

Shpëlarja e flokëve me uthull molle

Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

Tonifikon lëkurën

Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën “T” të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

Banjo me uthull molle

Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Për zbardhjen e dhëmbëve

Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

Për të mos u dukur variçet

Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

Ul njollat ngjyrë kafe

Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.

Hidhni uthull molle në vaske

Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon. 12/2013

Gerta .......

/komuniteti