Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Përparesitë e qumeshtit të nënës në krahasim me llojet e tjera të qumështit

Qumështi i nënës është qumështi më i përshtatshëm për beben tuaj.

Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.

Përbërja e qumështit të nënës nuk është çdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme për foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon çdo dite, deri edhe nga një ushqyerje në tjetrën.

Dhënia e çdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.

Pra, duhet të jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri për foshnjën tuaj!

Kulloshtra

Kulloshtra fillon të krijohet në gji në muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e parë e më të mire për bebën tuaj për arsyet e mëposhtme:

• Përmban më tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.

• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).

• Është gjithashtu efikase për eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun për paraqitje të verdhëzës së foshnjës.

• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.

Kulloshtra është “vaksina” e pare për të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.

Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm për dobitë që ka, por edhe për këtë aspekt të sajin./Dr. Anila Godo/Prof. Dr. Edi Tushe/ 06/2014

Esma&sumej(hanna)a ..........

/komuniteti